UBT

Mustafa paralajmëron ndryshime në statutin e LDK-së

/ 2 minuta lexim

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, përmes profilit të tij në Facebook ka treguar se pas përmbylljes së procesit zgjedhor, LDK do të organizojë Konventën e Dytë të saj (Kuvendin punues), për orientimet programore për katër vitet e ardhshme, si parti e qendrës së djathtë e cila, siç ka kujtuar kryeministri aktual, ka marrë përgjegjësinë, për herë të parë pas lufte, të drejtojë qeverisjen e vendit.

“Në këtë Konventë, po ashtu, do të propozohen disa ndryshime dhe plotësime të Statutit të LDK-së që ndërlidhen me organizimin e degëve jashtë vendit dhe me moshën e Forumit Rinor të LDK-së”, ka thënë Mustafa.

Ai ka treguar se delegatëve të Kuvendit, do t’u prezantohet raporti i punës së LDK-së për katër vitet e kaluara dhe raporti financiar si dhe do të informohen lidhur me punën e grupit parlamentar të LDK-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Uji Dea

“Në fazën përgatitore të kësaj Konvente, do të zhvillohet debat me anëtarësinë dhe organet e LDK-së në terren, ku në mënyrë të drejtpërdrejtë do të japin kontributin e tyre në këto procese”.

http://koha.net/?id=27&l=60880