Uji Dea

Mustafa para Gjykatës Speciale: Lufta e UÇK-së ka qenë e drejt, Millosheviqi nuk na la zgjidhje mua dhe popullit tim

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Salih Mustafa ka dalë sot para Gjykatës Speciale, i cili akuzohet për krime lufte.

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa, është deklaruar rreth luftës së UÇK-së në paraqitjen e sotme në Dhomat e Specializuara.

UBT

“Fillimisht ju falenderoj që ma dhatë mundësinë të shprehem për atë që jam i bindur…. Pasi që jam qytetari i parë i Kosovës i nxjerrë para kësaj Gjykate me aktakuzë të konfirmuar, dua t’i them ca fjalë… Unë Salih Mustafa, ish-luftërtar i lirisë dhe ish-epror i UÇK-së, duke besuar thellë në betimin e ushtarit të UÇK-së dhe moralin e bashkëluftëtarëve të mi. Duke qenë thellë i bindur se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e pashmangshme dhe e domosdoshme, sepse regjimi i gjatë në përmasa gjenocidiale i Sllobodan Millosheviqit si dhe pas luftërave të përgjakshme të këtij kasapi, mua dhe popullit tim nuk na kishte lënë zgjidhje, pa nder, dhe pa liri, ose ta organizojmë një rezistencë që kulmoi me luftën për liri dhe pavarësi”, tha Mustafa.

“I nderuar z.gjykatës, duke besuar në moralin tim, bindjet e mia dhe karakterin tim që kan ndërtuar gjatë jetës time, në shërbim të atdheut, të rrugës drejt lirisë, si dhe në shërbim të institucioneve të vendit duke gjithmonë shtetet mike që na ndihmuan në lirinë e vendit tonë”.