RCCOLA

Mustafa: PAN nuk i ka as votat e as njerëzit

/ 1 minutë lexim

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, ka thënë se “Fillimi i Ri” i PDK-së ka dështuar dhe se secili duhet të bartë pasojat e veprimeve të veta.

“Fillimi i Ri i PDK-së dështoi. ‘Çdo fillim i ri fillon në fund të një fillimi të vjetër’. Dhe ky fillim i PDK-së, që ishte mohim i vetvetes, nuk e pat as fatin e kësaj të vërtete shkencore.

Numrat, për të cilët ka dalë në gjueti Koalicioni PAN, janë gëlltitje e kritikave se qeverisja nuk bazohet në numra.

Mobi Casa

Në fakt, qeverisja bazohet në njerëz, por votat janë numra. PAN nuk i ka as votat e as njerëzit. Në zgjedhje ka marrë përkrahjen e çerekut të votuesve, kurse çereku i votave nuk paraqet kurrfarë shumice për të pretenduar për t’i bërë institucionet.

Në këtë shoqëri, secili duhet të bartë pasojat e veprimeve të veta”, ka shkruar ai. /Telegrafi/