United Hospital

Mustafa: Pa mbështetjen e SHBA-së, ekzistenca e Kosovës si shtet do të ishte e pamundur

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ditën e pavarësisë.

Ai, përmes një telegram urimi ka thënë se kjo ditë është një moment kthese për historinë botërore.

“Kjo ditë është moment kthese për historinë botërore dhe shënon arritjen e suksesshme të të gjithë atyre që i besuan idealit për liri, demokraci dhe paqe”, ka thënë Mustafa.

Ai, ka deklaruar se lidhja e SHBA-së me Kosovës e ka shndërruar këtë të fundit në aleatin e parezervë të tyre.

FIDANISHTJA

“Për idealet e njëjta populli i Kosovës u mishërua dhe kjo lidhje e përbashkët mes SHBA-ve dhe Kosovës e ka shndërruar Kosovën në aleatin e parezervë që SHBA-të e kanë sot dhe do ta kenë gjithmonë edhe në të ardhmen”, thitë Mustafa në urimin e tij.

Sipas Mustafës, pa mbështetjen e SHBA-së, ekzistenca e Kosovës si shtet do të ishte e pamundur.

“Shfrytëzoj rastin ta shpreh mirënjohjen e thellë për mbështetjen e paparë të SHBA-ve që e ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, dhe sot për zhvillimin e saj. Pa mbështetjen e SHBA-së, çlirimi dhe vetë ekzistenca e Kosovës si shtet do ishin thuajse të pamundura, andaj i jemi përjetësisht mirënjohës”, ka deklaruar Mustafa.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.