ARKATANA

Mustafa: Osmani shpalli të vdekur idenë e shpresën e shqiptarëve të Luginës për t’u bashkëngjitur me Kosovën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zëvendëskryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani, të entjen ka shpallur të vdekur idenë e shpresën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për t’u bashkëngjitur me Kosovën.

Në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, Muastafa tha se me këtë, njëkohësisht shfuqizon Referendumin e 1 e 2 marsit të vitit 1992, luftën e UÇPMB-së dhe aspiratën shekullore të shqiptarve të këtyre trojeve për ribashkim me Republikën e Kosovës.

“Të dashur shqipëtar e shqipëtare të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës! Sot, në parlamentin e Republikës së Kosovës presidentja e vendit shpallë të vdekur idenë e shpresën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkëngjitje me Kosovë. Me këtë, njëkohësisht shfuqizon Referendumin e 1 e 2 marsit të vitit 1992, luftën e UÇPMB-së dhe aspiratën shekullore të shqiptarve të këtyre trojeve për ribashkim me Republikën e Kosovës”, tha ai.

Sipas tij, asnjëher nuk ka qenë në të kaluarën si të afërme por edhe të largët shkëmbimi territorial në mes Kosovës e Serbisë, por, thekson se ka pasur një angazhim e zotim të presidentit Thaçi që të ribashkoj Preshevën, Medvegjën e Bujanocin me Republikën e Kosovës.

Eco Higjiena

“Rikujtojmë, se nuk mund të ket presidente e as president as në Kosovë e as në Serbi, që të shuaj për dhe, jo vetëm dëshirën e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës por as edhe dokumentet e saja për përcaktueshmëri e vetvendosje të tyre se ku duan të jetojnë”, shtoi tutje.

Më tej Mustafa tha se shqiptarët e Luginës së Preshevës, bien e zgjohen nga gjumi bashkë me ëndrrën se që nesër do të ribashkohen me Kosovë dhe të nisen drejt varreve të gjyshërve e gjysheve të tyre për t’u rrëfyer se edhe ne u liruam nga okupimi serb.

“Të gjitha gjeneratat që ndërruan jetë e vdiqën me sy hapur se nuk e panë të lirë tokën autoktone të tyre”.

“Nuk do të ndalemi kurrë në rrugëtimin tonë stërgjyshor drejt bashkimit me Kosovë”, u shpreh Mustafa./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.