ARKATANA

Mustafa organizon pritje për vashat e KH Drita

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Për sukseset e arritura që i ka treguar KH Drita kryetari i komunës Qemajl Mustafa i shoqëruar edhe nga Veton Nevzadi ka organizuar një pritje. Në këtë takim Qemajl Mustafa ka uruar vashat e Dritës derisa Agim Shkodra, trajner, Selami Ymeri kryetar i klubit, Hysen Salihu, sekretar e kanë falënderuar kreun e komunës për kujdesin që po e tregon për sportin e hendbollit.

Kreu komunal Qemajl Mustafa pasi është njohur për sukseset e KH Drita ka thënë se sukseset e këtij klubi po krijojnë imazh të mirë edhe për qytetin dhe se institucionet e komunës asnjëherë nuk do të kursehen.”Ne me këto mundësi që i kemi do të jemi gjithmonë afër jush dhe sportistëve në përgjithësi”.

Mustafa tha se këto suksese janë suksese të një angazhimi të përbashkët, ku më meritoret janë vet vashat, pastaj familjet e tyre, pedagogët që punojnë me to, por edhe institucionet që u dalin në ndihmë.

Mobi Casa

Edhe, Veton Nevzadi drejtor i Drejtorisë për Rini, Kulturë e Sporte ka premtuar se ndihma nuk do të mungojë asnjëherë edhe në të ardhmen e sidomos për ato klube sportive që tregojnë suksese.

Kurse, Selami Ymeri kryetar i klubit ka thënë se tani më këto vasha janë të pa konkurrencë dhe janë mësuar t’i zhvillojnë garat përherë në frymën e ekipit fitues. “Këto vasha po punojnë shumë andaj edhe suksesi nuk po mungon. Vashat e Dritës denjësisht po e përfaqësojnë Gjilanin dhe Kosovën, ku një pjesë e mirë e tyre janë pjesë e reprezentacionit të Kosovës në këto kategori” ka vlerësuar Ymeri.

Ymeri ka folur edhe për përfaqësimin e KH Drita në arenën ndërkombëtare dhe në turnet jashtë Kosovës ku ka përmendur Hungarinë , e Suedinë.”Jam i sigurt se vashat tona kanë kualitet dhe cilësi që të përballen me ekipet ndërkombëtare. Unë jam i bindur se edhe jashtë Kosovës vashat tona do ta tregojnë kualitetin” shtoj Ymeri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.