Fundamenti

Mustafa, opozitës: Po të ishit në Qeveri, edhe ju do të bënit dialog me Serbinë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në interpelancën para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ka theksuar se po të ishte opozita në pushtet nuk do ta kundërshtonte dialogun më Serbinë.

Mustafa ka thënë se energjitë që po shpenzohen për ta kundërshtuar dialogun është mirë t’i orientojmë në zhvillimin ekonomik, social dhe për krijimin e një besimi dhe mirëkuptimi reciprok, dhe për rrugën euro- atlantike të Kosovës.

GRANDEMALL

“Dialogu nuk ka alternativë. Të gjitha interpelancat dhe debatet që u iniciuan në Kuvend, e kanë një tregues të përbashkët, që është ndërprerja ose kushtëzimi i dialogut me Serbinë. Dialogu me Serbinë bëhet në interes të Kosovës. Kosova po ballafaqohet me probleme që nuk kanë alternativë tjetër të zgjidhjes, përveç se dialogu. Politika e dialogut me fqinj, veçanërisht me Serbinë, janë pjesë e orientimit tonë strategjik, njëjtë si është edhe orientim strategjik integrimi në Bashkimin Evropian dhe partneriteti dhe miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)”, tha Mustafa.

Ai kërkoi që të mos përkrahet Rezoluta e propozuar nga iniciuesi i kësaj interpelance, meqë sipas tij, rezoluta nuk parasheh zgjidhje, pos që shpreh mllefin opozitar. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.