UBT

Mustafa, opozitës: Pasi ta lexoni Raportin për territorin, do ta votoni Demarkacionin

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar ndaj Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e cila, nëpërmjet një komunikate, ka shprehur dyshime se ai po frikësohet ta bëjë publik Raportin për matjen e territorit.

“AAK është e zhgënjyer me fshehjen e këtij raporti dhe i ka dyshimet e saj për motivet e kësaj fshehje!”, ka thënë partia e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, nëpërmjet një komunikate.

Kryeministri ka thënë se i “vjen shumë mirë që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po interesohet për Raportin e Komisionit të Ekspertëve për Matjen e Territorit të Kosovës”.

Mobi Casa

“Siç e dini, këtë raport e ka aprovuar Qeveria të premten e kaluar, më dt. 3 mars 2017. Si kryeministër dje (më 6 mars) e kam nënshkruar Vendimin për aprovimin e Raportit dhe ditën e djeshme është dashur që ky dokument të pasqyrohet në Web-faqen e Qeverisë, të fillojnë përgatitjet që t’i përcillet Kuvendit dhe Presidentit të vendit”, ka shkruar Mustafa, në faqen e tij zyrtare në Facebook.

“Pres që AAK, pasi ta lexoj këtë Raport, do të bindet (edhe pse e di) se Kosova nuk e humb asnjë metër territor, prandaj edhe do ta votojë Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Shënjimin e Vijës Kufitare me Malin e Zi. Të njëjtën gjë mendoj se do ta bëjë edhe Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën. Votohet për kufijtë ndërkombëtar të shtetit tonë”, ka shkruar Musafa më tej në rrjetin social. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.