UBT

Mustafa: Opozita ta pranojë se kishte kauzë të rrejshme dhe të kthehet në Kuvend

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa thotë se partitë opozitare bëjnë mirë që të pranojnë që kanë pasur kauzë false dhe të kthehen në Kuvend.

Mustafa thotë përmes dhunës po i shkaktohen plagë të mëdha Kosovës.

Ai thotë se vendi nuk meriton sjellje të tilla.

Kreu i ekzekutivit Mustafa, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se Kosovës i duhet një opozitë demokratike, opozitë të argumenteve.

Statusi i plotë i kryeministrit Isa Mustafa:

GRANDEMALL

Opozita, edhe përkundër dëmeve që ia shkaktoi vendit për një periudhë të gjatë, është më mirë të pranojë se kishte kauzë false e të kthehet në Kuvend. Më mirë është të pranohet gabimi se sa të insistohet në gabimet për ta dëmtuar vendin.

Lidershipi nuk matet me atributet që liderët dhe vartësit e tyre ia përshkruajnë vetvetes por nga vlerësimi i qytetar për dhunën dhe plagët që po i shkaktohen Kosovës nga sjelljet e tilla. Kosova nuk e meriton dhunën. Policët e Kosovës, djemtë tanë, shumica luftëtarë të këtij vendi, nuk ka askush të drejtë ti gjuaj dhe ti plagosë me gurë e t’ua vë flakën me shishe molotovi.

Nëna e baballarë, motra e vëllezër, mos lejoni që djemtë e vajzat tuaja, motrat e vëllezërit tuaj të kryejnë veprime të tilla. Njerëzit që u përgjakën me gurë, janë bijtë e këtij vendi.

Kosovës i nevojitet opozitë demokratike, opozitë e argumenteve. Njerëzit e opozitës sonë mund të jenë të tillë. Por, duhet të heqin dorë nga dhuna! IM

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.