Mobi Casa

Mustafa: Opozita sulmoi shtetin

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Protesta e së martës, e cila kishte një epilog të dhunshëm, edhe njëherë u vlerësua nga kryeministri i vendit, Isa Mustafa, se kishte prapavijë politike që kishte për synim marrjen e pushtetit me forcë. Madje, ai tha se ky ishte një sulm i opozitës mbi shtetin.

UBT

“Sulmi i opozitës ndaj Policisë së Kosovës është sulm kundër shtetit të së drejtës, është sulm kundër vlerave më të larta të demokracisë dhe është sulm kundër institucioneve të pavarura”, ka thënë Mustafa./zeri/