Uji Dea

Mustafa: Opozita mos ta bëjë vetë gjyqësinë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka kritikuar edhe njëherë veprimet e opozitës me të cilat po kundërshtojnë nënshkrimin e marrëveshjeve në Bruksel dhe Demarkacionin me Malin e Zi.

Mustafa në një konferencë për media u kërkoi liderëve të opozitës që të kthehen në Kuvendin e Kosovës dhe të kuvendojnë ashtu siç i ka hije liderëve të një shteti demokratik.

Pamjet e dhunës, të gazit lotsjellës dhe të tjera veprime të opozitës janë të papranueshme për Isa Mustafën.

Ai luti opozitën që të presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese, dhe të mos e bëjnë vetë gjyqësinë.

KKGJILAN

“Ftoj opozitën që të vijnë në tempullin e demokracisë në Kuvend që të bisedojmë dhe t’i zgjidhim çështjet bashkë. Metodat e opozitës janë të pastra metoda të dhunës për të arritur objektivat politike. Këto metoda nuk i përkrah askush pos një numri huliganësh që janë të prirur të shkatërrojnë gjithçka”, tha Mustafa gjatë fjalimit të tij në konferencë.

“Themelimi i Asociacionit nuk është vullnet i imi personal por çështje që derivon nga ligji që është miratuar në vitin 2013 me shumicë votash edhe të atyre që sot po e kundërshtojnë. Askush nga ne as pozita e as opozita nuk mund ta marrin rolin e GJK-së. Jam i gatshëm ta zbatoj vendimin e GJK-së për asociacionin. Opozita bënë mirë ta pres vendimin GJK-së e mos ta merr në dorë vetëgjyqësinë.
Edhe për demarkacionin kam kërkuar nga BE mbështetje profesionale”, tha Mustafa.

Ai falënderoi qytetarët për sjelljen e tyre dinjitoze ndaj këtyre zhvillimeve që i kanë shqetësuar ata dhe miqtë ndërkombëtarë.

“Qeveria që unë drejtoj është e vendosur pavarësisht vështirësive të qoj Kosovën drejt integrimit.
Qeveria është dhe do të jetë e hapur për opozitën”, ka thënë tutje Mustafa.