Mustafa: Opozita e ka vendin në Kuvend, ne do ta realizojmë mandatin e plotë

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa në një konferencë për media theksoi se opozita duhet t’i ushtrojë përgjegjësitë që i takojnë dhe të jetë pjesë e legjislativit të vendit.
Ai tha se opozita nuk e ka vendin jashtë parlamentit.
Kreu i ekzekutivit të vendit tha se koalicioni LDK-PDK do ta realizojë mandatin e plotë, deri në 2018 pa asnjë dyshim.
Ai foli edhe për procesin e liberalizimit të vizave dhe grupit të ekspertëve që do të qëndrojnë për këtë çështje në Kosovë, ndërsa tha se Kosova ka përmbushur kriteret e kërkuara për liberalizimin e vizave. /Telegrafi/
Mustafa, opozitës: Kthehuni të dialogojmë në Kuvend
Kryeministri i vendit, Isa Mustafa i ka bërë sërish thirrje opozitës që të kthehet në Kuvend për të dialoguar për problemet që i preokupojnë.
Ai në mbledhjen e qeverisë tha se subjekte opozitare, duhet të heqin dorë nga dhuna dhe diskursi i cili mbjell urrejtje.
“Interesi i vendit është që ne të punojmë, që të përmirësojmë jetën e qytetarëve. Duhet të heqin dorë nga dhuna dhe sulmet ndaj objekteve dhe policisë. Qeveria është e përkushtuar që të realizojë programin qeverisës që është zhvillimi ekonomik, tërheqja e investimeve të huaja, forcimi i shtetit ligjor dhe integrimet euroatlantike. Për t’i realizuar të gjitha këto në emër të Qeverisë i bëjë thirrje opozitës që të kthehet në Kuvend të dialogojmë”, tha Mustafa.