Eko Higjiena

Mustafa: Nuk pres punë të mbarë nga një qeverisje që ka shumë zyrtar nën hetime

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Ish kryetari i Gjilanit Qemajl Mustafa thotë për rajonipress se projektet e mëdha dhe të rëndësishme për Gjilanin janë lënë anash nga Lutfi Haziri. Me këtë dinamikë të ngadalshme të punës dhe me një numër të madh të zyrtarëve komunal nën hetime unë nuk pres diçka të mirë e të mbarë për Gjilanin tha Mustafa.

Qemajl Mustafa shprehet shumë i rezervuar dhe skeptik madje se qeverisja Haziri do të bëjë diçka të mirë e të mbarë për Gjilanin. “Pavarësisht që aty këtu Gjilani është “stërpikur” me pak investime (në vazhdën e qeverisjes time, janë shtruar disa rrugica me asfalt, është investuar simbolikisht te rrjeti i furnizimit me ujë, ka vazhduar trajtimi minor i bujqve dhe fare pak është investua te trajtimi i ujerave te zeza), mbetet shumë për tu dëshiruar. Projektet që janë strategjike dhe afatgjata, kryetari i ka qitë në “standby” ashtu qysh e ka qitë krejt qeverisjen e komunës” tha Mustafa, raporton rajonipress.

Mustafa thotë se projekti madhor për qytetin, lumi “Mirusha” ka pushuar i tëri. Zona ekonomike rajonale është harruar. Qendra e qytetit e projektuar nga arkitekt evropian në Paris, nuk është shty përpara e ku duhet të vendoset ndërtesa e administratës së komunës, qendra shumë kulturore dhe dizajnimi i qendrës. “Monografinë e komunës e ka bllokuar e nuk po e shtyp. Është projekt në të cilin profesionist të shumtë punuan rreth tri vite dhe është dëshmia e vetme e përmbledhur me kompetencë për fillet, zhvillimin, sfidimet në të gjitha fushat e jetës së kësaj komune që nga 270 vite më parë. Është tepër dëm i madh mos me e shtypë dhe me e dërgua në publik anipse ajo ekziston dhe e ka pa dritën me disa ekzemplar” shprehet Mustafa.

Hidromorava

Mustafa thotë se për sivjet komuna ka të programuar investime në rrugë dhe kryetari ka dal në fotografi me nënshkrimin e marrëveshjeve për investim të projektit strategjik për ujera të zeza që unë e trajtoj hap të mirë por, me këtë dinamikë të punës dhe me kaq shumë zyrtar nën akuzë nga organet e akuzës, nuk mund të presim punë të mirë e të mbarë në Gjilan.

“Mega deklaratat politike për ndryshim të kufijve të Kosovës me Serbinë dhe për “unifikim” të kombit nuk e ndreqin punën dhe nuk i zgjidhin hallet e qytetarëve në nivelin lokal. Qytetarët duan punë për votën e dhënë. Ata duan shërbime të shpejta, të mira, duan respekt dhe duan zero abuzim e korrupsion. Ata duan zhvillim për punësim. Për bukuri nuk na kanë zgjedhur as mua as Lutën. Ata na besuan për të bërë punë gjithë ditën dhe çdo ditë për ta. Ata janë krijuesit e fondeve publike”.

Ish kreu i Gjilanit thotë se kryetari dhe qeverisja e tij në Gjilan i ka edhe dy sezona të plota të punës brenda mandatit të tij dhe (eventualisht) mund të ndodhë “mrekullia” e shkopit magjik në të cilin unë nuk besoj asnjëherë. “Aq më parë nuk besoj bazuar në punën e paktë e të plogësht për këto dy vitet e kaluara. Palë, të presim”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.