UBT

Mustafa: Nuk po kushtëzohemi për Forcat e Armatosura

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka mohuar zërat se Qeveria e Kosovës po kushtëzohet për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.Mustafa ka thënë se transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, është një proces shumë i rëndësishëm për vendin tonë dhe për stabilitetin e përgjithshëm.

“Falë përkrahjes nga partnerët tanë strategjik, sidomos nga SHBA, FSK sot është një organizatë e përgatitur mirë dhe e aftë të ofroj siguri në Kosovë dhe rajon dhe të marr pjesë në misionet paqëruajtëse jashtë vendit tonë. Prandaj, transformimin e saj në Forcë të Armatosur të Kosovës do të bëjmë duke argumentuar se ajo është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe jo duke adresuar kundërshtarë të saj”, ka shkruar Mustafa në Facebook, transmeton Telegrafi.

Hidromorava

“Qeveria nuk ka asnjë kushtëzim për këtë transformim, por vlerësojmë se duhet të punojmë me tërë spektrin politik kosovar dhe me deputetët e subjekteve që përfaqësojnë popullatën joshumicë për të siguruar përkrahjen e tyre, ashtu siç e parasheh Kushtetuta e Republikës së Kosovës”.

“Themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës do të bëhet duke rikthyer dhe duke ndërtuar besimin reciprok”, ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.