ARKATANA

Mustafa nuk pajtohet që të ketë zgjedhje në qershor

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri i Kosovës, njëherësh edhe kryetar i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se partia që drejton ai nuk dëshiron të shkohet në zgjedhje gjatë muajit qershor.

Ai ka shtuar se LDK-ja nuk është e interesuar që t’i ftojnë qytetarët në fushatë dhe në zgjedhje gjatë muajit të Ramazanit, pasi që dihet se numri i myslimanëve që agjërojnë është i madh.

“Nuk pajtohemi që zgjedhjet të mbahen në qershor dhe në Ramazan pasi kemi myslimanë që agjërojnë dhe nuk mund ti thërrasim në fushatë dhe ejani agjërueshëm të votoni pasi s’mund ta bëjmë këtë. Nuk pajtohemi që kjo të ndodhë tani, por që të ulemi dhe të merremi vesh”, tha Isa Mustafa për transmetuesin publik.

FITORJA

Ai gjithashtu foli edhe për përkrahjen e mundshme të PDK-së ndaj mocionit, ku tha se ndoshta kjo parti ka tjera synime, dhe dëshiron të realizojë qëllimet e veta politike.

“Dhe kjo qeveri nuk është vetëm e LDK-së, por edhe e PDK-së dhe nuk shoh asnjë arsye logjike që PDK-ja ta përkrah mocionin që do ta akuzonte ministrat si të dështuar ose si ministra ndaj të cilëve shprehet mosbesimi. PDK mund të ketë ndonjë qëndrim tjetër ndaj LDK-së, sepse edhe pse jemi partner jemi parti që kemi synuar të realizojmë qëlimet e veta. Nëse PDK është ngutur me këtë koalicion dhe mendojnë se duhet të shkohet në zgjedhje mund të bëj veprime të njëanshme”, shtoi kryetari i LDK-së.

Ai foli edhe për takimin me ambasadorin Delawie, ku tha se ky i fundit i njoftoi deputetët se Amerika është e bindur që shenjëzimi i kufirit është në rregull.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.