Mustafa: Nuk ndërtojmë politika duke krijuar armiq!
Më shumë se asnjëherë më parë, ne kemi nevojë të komunikojmë ndërmjet veti, ka shkruar kreu i LDK-së, Isa Mustafa, në rrjetin Facebook.
“Çfarë duhet të bëjmë për ta zhvilluar dhe forcuar këtë vend; për të hapur perspektivë për njerëzit tanë. Si ta forcojmë shtetin ligjor; ta luftojmë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Si ta zhvillojmë një arsim që ofron cilësi dhe një shëndetësi efikase. Këto çështje na kanë shtyrë të bëhemi bashkë, LDK, AAK dhe Nisma. Na kanë shtyrë që të bisedojmë edhe me VV”, shkruan ai.
“Ne nuk do të ndërtojmë politika duke krijuar kundërshtarë dhe armiq, por politika të ofrimit dhe ndërtimit të një të ardhme e cila na ofron ndërmjet veti dhe me familjen e evropiane”. /Telegrafi/

