Mustafa: Nuk mendoj për rivalët

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, tha se besojnë në fitore për shkak të konsolidimit dhe strukturimit të kësaj partie.

Në emisionin “Debat” në RTK, Mustafa tha se LDK ka programin, ndër më të mirë që ka pasur vendi.

“Jemi konsoliduar shumë, kemi strukturim të mirë në të gjitha pjesët e vendit, kemi një program qeverisës që është ndër programet më të mira që ka pasur ky vend”, tha Mustafa.

Mobi Casa

Ai tha se ka menduar për emrat e ekzekutivit, të cilët tha se nuk do të jenë vetëm nga LDK.

Mustafa tha se nuk merret me deklaratat e rivalëve të cilët thonë se ai nuk është në gjendje të udhëheqë me qeverinë. Tha se nuk merret me deklaratat e tyre dhe se ka përvojë më shumë se ata, sidomos në fushën e ekonomisë, fushë në të cilën tha se nevojë Kosova për zhvillim.

Mustafa ripërsëriti se rival e kanë vetëm Partinë Demokratike të Kosovës, për të cilën tha se do të dalë në opozitë.