RCCOLA

Mustafa: Nuk lejojmë grushtshtet, Thaçi bëhet president

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ministri i Jashtëm që tani planifikon të bëhet president i Kosovës, sikur shefi i tij në Qeveri, thotë se i pari i shtetit do zgjidhet sipas ujdisë PDK -LDK, por nuk jep datë kur do të ndodh kjo.

Që kur kanë filluar të protestojnë kundër themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, opozitarët i referohen këtij organizimi me emërtimin Zajednica.

Kjo gjë po e pengon kryeministrin Isa Mustafa, i cili të premten i porositi ata që të shprehen shqip e jo me terme sllave, të cilat sipas tij ngjallin urrejtje.

Por ai e arsyeton veten pse kur takohet me homologun serb Aleksandar Vuçiq, në Bruksel e përshendetë atë në serbisht.

Në konferencën për media, ku doli bashkë me zëvendësin Hashim Thaçi, Mustafa, kritikoi edhe organizimin e protestës në ditën e pavarësisë.

Eco Higjiena

Edhe Thaçi, ka kritika për formën e protestimit të opozitës, ndërsa e ka një porosi edhe kur bëhet fjalë për numrin e pjesëmarrësve në tubime.

Ministri i Jashtëm që tani planifikon të bëhet president i Kosovës, sikur shefi i tij në Qeveri, thotë se i pari i shtetit do zgjidhet sipas ujdisë PDK -LDK, por nuk jep datë kur do të ndodh kjo.

Kryemnistri tha se Qeveria është kundër ndërmjetësimit ndërkombëtar për të zgjidhur krizën politike. Megjithatë, për të janë të mirëseardhur zyrtarët nga Brukseli, si komisioneri Dimitris Avramapolus, të cilit vështirë ia thotë mbiemrin.

Dyshja Mustafa-Thaçi dolën në konferencë pasi përfunduan mbledhjen e Qeverisë dhe takimet me krerët e SBASHK-ut dhe të BSPK-së./klan kosova/