Hidromorava

Mustafa: Nuk kemi nevojë ta “rrahim vetveten” për t’u treguar se sa të përkushtuar jemi

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në një postim në Facebook ka thënë se Kosova është vendi më i pazhvilluar në këtë pjesë të botës, me mbi 40 për qind papunësi, me GDP-në më të ulët për kokë banori dhe me varfëri të madhe.

Ja postimi i plotë i Isa Mustafës:

Miq të nderuar,

Jemi vendi më i pazhvilluar në këtë pjesë të botës, me mbi 40% papunësi, me GDP-në më të ulët për kokë banori, me varfëri të madhe.

Ne duhet të bëjmë zgjidhje për qytetarët tanë, duhet të nxisim zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve të huaja direkte.

ARKATANA

Lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar, themelimi i Gjykatës Speciale, zgjidhja e problemeve të veriut të vendit, duhet të jenë punë që ecin binarëve të vet dhe që kryhen nga ata që kanë përgjegjësi ligjore, por jo të na zënë frymën për tu marrë me probleme të jetës.

Ne duhet të punojmë për ta hapur perspektivën e këtij vendi, por nuk kemi nevojë ta “rrahim vetveten” për t’u treguar se sa të përkushtuar jemi për demokracinë evropiane dhe sesa jemi në gjendje të sakrifikohemi.

Nuk ka demokraci të mirëfilltë pa zhvillim ekonomik, pa punësim dhe me varfëri të lartë.

Evropianët duhet të na ndihmojnë, ashtu si u kanë ndihmuar edhe të tjerëve që kanë kaluar në këto faza të tranzicionit, ndërsa ne duhet ta ruajmë dinjitetin tonë e ta marrim përgjegjësinë të punojmë, të ndërtojmë institucione të qëndrueshme e demokratike dhe të hapim perspektivë zhvillimore. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.