Mobi Casa

Mustafa: Nuk kam shkuar te Stacioni i Autobusëve, sepse ata që iknin kishin edhe iPhone

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, thotë se nuk e ka parë të udhës të shkojë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, për të reflektuar në parandalimin e ikjes së qytetarëve të Kosovës, pasi që sipas tij “shumë prej atyre që po ikin kanë iPhone, kanë para dhe kanë pasur rroga të mira”.
Mustafa, në Zonën e Debatit në Klan Kosova, ka thënë se njerëzit që kanë ikur nga Kosova kanë qenë të punësuar dhe nuk kanë ikur njerëzit të shtresës së varfër, transmeton Telegrafi.

“Nuk e kam parë fare të arsyeshme të shkoj në Stacion të Autobusëve. Unë nuk e di se çfarë po ndodh me këto imigrime. Nuk e kam të qartë se pjesë vendeve të BE-së nuk e kanë thënë se kosovarët nuk mund të shkojnë në vendet perëndimore në fillim të eksodit. Nuk ka mundur kjo çështje të ndalet nga stacioni i autobusëve. Njerëzit që po ikin kanë iPhone, kanë para dhe kanë pasur rroga të mira”.

Gjithashtu kryeministri kosovar ka deklaruar se është duke punuar për të gjetur një zgjidhje për ndaljen e migrimit të kosovarëve, dhe se për këtë ka biseduar edhe me liderët botërorë në Samitin e Sigurisë së Munyhut, duke përfshirë edhe takimin me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai thotë se qytetarët e Kosovës duhet ta festojnë 7 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, sepse, sipas tij, për këtë ditë janë sakrifikuar shumë gjenerata.
Mustafa tha se ndjehet mirë që këtë përvjetor të pavarësisë ai e pret në cilësinë e kryeministrit.

“E ndjej vetëm shumë mirë që jam në cilësinë e kryeministrit, me votën e qytetarëve, të LDK-së, pjesë e një koalicioni të vullnetshëm”, shtoi ai.

Fundamenti

Duke folur për gjendjen ekonomike, Mustafa e pranoi se gjendja ekonomike nuk është e mirë, por tha se qeveria, të cilin ai e udhëheq, ka përgatitur një program për të përmirësuar këtë gjendje.

Sipas Mustafës, prioritet duhet dhënë bujqësisë dhe energjetikës, pasi në këta sektorë mund të hapen më shpejt vende pune.

Duke folur për reformat, Mustafa tha se është e rëndësishme që pagat në sektorin privat dhe publik të barazohen.

“Është e rëndësishme të punojmë në barazimin e pagave të sektorit privat dhe publik. Ekzistenca e një ekuivalence brenda këtyre dy sektorëve na krijon probleme. Mendoj se këto reforma domosdoshmërisht duhet t’i bëjmë”, tha ai, duke potencuar se pagat janë më të larta në sektorin publik se atë privat. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.