Fundamenti

Mustafa: Nuk ka asnjë arsye që BE-ja të mos i liberalizojë vizat

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në takimin e ftuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, me kryetarët e komunave të Kosovës për trajtimin e procesit të përmbushjes së kritereve që lidhen me liberalizimin e vizave, procesin e kthimit dhe ri-integrimit të azilkërkuesve nga Kosova.

Në këtë takim me kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës ishin të pranishëm edhe përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku.

Kryeministri Mustafa, gjatë takimit, ka vlerësuar përkushtimin dhe rezultatet e pushtetit lokal në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave dhe proceset tjera eurointegruese.

Duke theksuar se pushteti lokal i ka përmbushur me përgjegjësi të madhe të gjitha kriteret dhe detyrimet që i ka pasur Kosova në liberalizimin e vizave, kryeministri Mustafa kërkoi vazhdimin e përkushtimit për përmbushjen e obligimeve të pushtetit lokal për proceset evropiane. “Kthimi i njerëzve nga jashtë nuk përfundon me dhënien e rekomandimit për liberalizimin e vizave, por është një proces i cili do të vazhdoj edhe më tutje”, tha kryeministri Mustafa, duke vlerësuar rezultatet e arritura në kthimin dhe ri-integrimin e personave që kishin migruar në fund të vitit 2014 dhe në fillim të vitit 2015.

ARKATANA

Ndërkaq, duke theksuar faktin se 60 % e qytetarëve që kanë migruar në atë kohë, po shprehin interesim që të kthehen vullnetarisht, kryeministri Mustafa tha se kosovarët e kuptojnë shumë mirë dhe pas liberalizimit të vizave, nuk do të bëjnë përpjekje për migrim në vendet e BE-së.

“Unë jam shumë i bindur se kjo nuk do të ndodh. Liberalizimi është vetëm një e drejtë elementare të cilën duhet ta kenë edhe qytetarët tanë, që edhe ata të lëvizin lirshëm në Bashkimin Evropian, e kurrsesi si e drejtë që ata të shkojnë dhe të kërkojnë të qëndrojnë atje. Sepse liberalizimi nuk është hapje e vendeve të punës, por është mundësi që njerëzit të shkollohen, të kenë mundësi të lëvizin, bizneset të mund të realizojnë të gjitha përparësitë që i mundëson tani edhe Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim”, tha kryeministri.

Duke thënë se tashmë BE-ja nuk e ka asnjë arsye politike që Kosovës mos t’i jap liberalizimin e vizave, kryeministri Mustafashtoi se Qeveria e Kosovës zotohet që i ka kryer punët. “Presim që Bashkimi Evropian të jetë korrekt ndaj nesh, i drejtë, parimor, ashtu siç janë zotuar, në mënyrë që edhe ne ta realizojmë këtë të drejtë. Ne jemi shumë falënderues për Marrëveshjen për Stabilizim Asociim, sepse është një hap shumë i madh marrëdhënieve tona kontraktuale me BE-në, mirëpo edhe marrëveshja nuk na vlen shumë nëse nuk kemi liberalizim të vizave, sepse bizneset tona nuk mund t’i realizojnë të drejtat e tyre të komunikimit, të lëvizjes, por edhe të pjesëmarrjes në tregun e Bashkimit Evropian”, tha kryeministri Isa Mustafa.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.