FIDANISHTJA

Mustafa: Nuk i frikësohem konkurrencës, kemi bagazh të fort si PDK

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Qemajl Mustafa kandidat për kryetar të Gjilanit në një takim me banorët e Malishevës dhe Përlepnicës tha se nuk ka frikë nga asnjë konkurrent. Kemi bërë punë të mëdha dhe kemi bagazh të fortë me punët e mira e të mëdha që kemi bërë në Gjilan.

Qemajl Mustafa është ndier komod në bashkëbisedimin që ka pasur me qytetarët e Malishevës dhe të Përlepnicës.

Në Përlepnicë, Mustafa tha se ndihet i relaksuar dhe nuk ka frikë nga konkurrenca.”PDK dhe unë kemi bërë punë të mëdha e të kapshme për qytetarin dhe Gjilanin. Kemi bagazh të madh që e kemi arritur me punë e sinqeritet” ka thënë Mustafa.

Mustafa tha se nuk ndihet i frikësuar nga rivalët e tij sepse të gjithë i njeh dhe e dinë kapacitetin e tij.” PDK-ja ka bërë punë të mëdha në tërë Kosovën dhe në Gjilan është lider i investimeve të shumta në çdo cep, në çdo fshat e rrugë të lagjeve” tha Mustafa.

Mobi Casa

Mustafa tha se PDK është boshti kurrizor i politikëbërjes në Kosovë.”E kemi ndryshuar realitetin sepse kemi reflektuar shumë pozitivisht me shumë projekte dhe realisht këto të mira që i bëri PDK-ja nuk i sheh vetëm i verbëri. Qytetin e kemi gjetur në lloç dhe vetëm me punë ia kemi kthyer dinjitetin qytetarit” ka thënë Mustafa.

Qemajl Mustafa tha se përçarja e Limajt është e dëmshme për PDK dhe kjo po reflektohet edhe sonte, meqë po na mungon Hydajet Hyseni.

Edhe, Izmi Zeka tha se kësaj here nuk do të shkojmë as në balotazh. “PDK do të fitojë kësaj here , nuk do të shkojmë as në balatozh”.

Kurse Bujar Nevzati i cili është kandidatë për këshilltar komunal së bashku me Hevzi Xhelilin nga Përlepnica tha se fitorja e PDK-së as që vihet në pikëpyetje. “E kemi kryetarin që i ka të gjitha notat 10 në fakultet dhe është i pa konkurrencë. Kështu do ta kemi edhe rezultatin më 3 nëntor” tha Mustafa. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.