Mobi Casa

Mustafa: Nuk duhet të jenë kandidatë për deputet ata që mund të përballen me Gjykatën Speciale

/ 2 minuta lexim

Kreu i LDK’së Isa Mustafa, tha se partitë politike duhet të kenë kujdes, që të mos kandidojnë për deputetë kandidatët që mund të përballen me Gjykatën Speciale.

Ai në emisionin “Argument Plus” të RTV 21, tha se duhet të kihet kujdes që të mos ketë kandidatë që mund të kenë probleme me ligjin.

“Pres që të gjitha subjektet politike të kenë kujdes në propozimin e kandidatëve për deputet në Kuvendin e Kosovës. Pra të kihet kujdes që asnjëri nga kandidatët të mos hyjë që pritet të ketë probleme me ligjin, në mënyrë që nesër askush të mos sfidohet dhe të befasohet”, ka thënë Mustafa se cila mund të jetë gjendja pas zgjedhjeve, nëse deputetë të legjislaturës së ardhshme mund të përballen me ligjin, përkatësisht edhe me Gjykatën Spciale.

Mustafa i kundërpërgjigjet Thaçit: Prishtina është kapitull i mbyllur, kemi orientim të qartë ekonomik për vendin

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, duke komentuar deklaratën e kryeministrit Thaçi se “Mustafa e ka humbur Prishtinën, prandaj s’mund ta synoj Kosovën”, ka thënë se Prishtina është kapitull i mbyllur dhe se LDK ka plan të qartë ekonomik.

Uji Dea

Ai ka porositur kryeministrin Thaçi “që mos i shtrojë çështjet” në mënyrën se si po i shtron.

“As unë as kryeministri nuk mund t’i shtrojmë çështjet kështu. Prishtinën e konsideroj kapitull të mbyllur, kemi orientim të qartë për zhvillimin ekonomik të vendit”, ka thënë Mustafa në emisionin “Subvencion” të RTK’së.

Ai ka kritikuar investimet e qeverisë aktuale, duke thënë se ka pasur investime kryesisht infrastrukturore, të cilat kanë përjashtuar firmar vendore.

“Ne do të ndryshojmë strukturën e investimeve. Investimet deri tani i kemi pasur kryesisht në infrastrukturë, prej të cilave për fat të keq nuk kanë përfituar firmat vendore por ato të jashtme.Ne mendojmë të bëjmë strukturimin e investimeve kapitale, të cilat do të nxisin drejtpërdrejt zhvillimin ekonomik”, ka thënë Mustafa.