UBT

Mustafa: Nuk do t`i lodhim qytetarët, do të fitojmë në raundin e parë

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Qemajl Mustafa në hapje të fushatës së bashku me kandidatët për këshilltar komunal tha se nuk do të ketë raund të dytë në Gjilan. Unë dhe PDK do t`i fitojmë zgjedhjet qysh në raundin e parë dhe nuk do t`i lodhim qytetarët për të shkuar edhe në një raund tjetër tha ai.

Qemajl Mustafa në hapje zyrtare të fushatës tha se është interes edhe i konkurrentëve dhe i partive tjera politike që edhe kësaj radhe të fitojë PDK-ja.”Me PDK kanë fituar të gjithë në Gjilan, andaj unë jam i sigurt se nuk do të ketë raund të dytë në Gjilan. Ne nuk do t`i lodhim qytetarët sepse kemi bagazh dhe kemi punuar drejtë, mirë e me sinqeritet” tha Mustafa, raporton rajonipress.

Mustafa tha se të tjerët dhe rivalët e tij ende nuk janë të organizuar si duhet dhe gjithsesi që besimin për të qeverisur edhe katër vite do ta marrë sërish PDK-ja. “Ne në këtë fushatës hymë me qetësi sepse kemi një numër të madh të projekteve afirmative që kemi bërë për këto vite. Për këto ditë do të takojmë çdo qytetarë e çdo grup shoqëror. Kemi arsye të ndihemi krenar dhe tua shpjegojmë atyre rezultatet. Qytetari gjilanas i beson PDK-së , i beson punës sime mbi të gjitha. Jam i bindur se fitorja është prapë e PDK-së” tha Mustafa.

Mobi Casa

Mustafa tha se do të bëjnë një fushatë të qetë, të kulturuar dhe nuk do të merren me diskreditime e rrena sikurse po ndodhë me rivalët e tij.”Ata e kanë ndier erën e humbjes dhe po shihen se janë të frustruar. Ne s`kemi nevojë të jemi në panik sepse kemi ngritur punën në administratë, kemi investuar shumë në infrastrukturë, kemi investuar shumë në edukim e arsimim. Edhe tani ne kemi projekte të gatshme dhe kemi ide për ta zhvilluar edhe më shumë dhe më mirë ekonominë. Gjilani është nyjë e mikroregjionit” tha Mustafa.

Kurse Izmi Zeka kryetar i PDK-së tha se qeveria e PDK-së ka investuar për këto gjashtë vite sa 50 vite të tjera që s`ka pasur investime.”Qemajl Mustafa është kryetar i ardhshëm edhe për katër vite , jo pse duam ne, por se kështu e vlerëson qytetaria e Gjilanit. PDK asnjëherë s`ka qenë më e fuqishme sesa sot sepse tani do të fillojmë me projektet e mëdha siç janë autostrada Gjilan – Ferizaj – Prishtinë, hapja e zonave industriale. Thjeshtë është nder që edhe njëherë Gjilani ta ketë kryetar dhe kandidatë për të qeverisur me Gjilanin edhe për katër vite” tha Zeka.

Ndryshe dega e PDK-së nga sot ka nisur hapjen edhe të 23 zyrave të PDK-së nëpër lagje e qendra të qytetit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.