UBT

Mustafa: Nuk do të ketë rritje të pagave

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

I pari i Qeverisë, Isa Mustafa, ka thënë se të hënën do të paraqitet në Kuvend ligji për Trepçën. Mustafa, poashtu ka thënë se nuk do të këtë rritje të pagave, pasi sipas tij nuk ka buxhet për këtë. Kryeministri, Mustafa ka folur për punët që do t’i bëjë në ditët në vijim.

“Kur jemi te rritja e pagave, unë dua të jem i sinqertë: Pagat nuk po rriten se nuk ka buxhet të mjaftueshëm”, ka thënë Mustafa.

Kurse, sa i përket ndërmarrjes Trepça, Mustafa ka thënë se vendimi për të do të merret të hënën.

“Me ligjin që do të paraqitet të hënën në kuvend presim që Trepça të shpallët ndërmarrje publike ehe të i merret AKP-së dhe kalon nën menaxhim të qeverisë. Nëse nuk behet kjo rrezikohet falimentimi i Trepçës që nënkupton mbetjen pa punë të mbi 5 mijë punëtorëve”, ka thënë ai.

I pyetur për zhvillimin ekonomik, Mustafa tha që nuk mund të lidhet me shifra, por pret që rritja e GDP’së për këtë vit të jetë deri 4%. Tutje, ai ka premtuar edhe se qeverisja e tij do të mundohet të gjejë një mënyrë për të bashkëpunuar me FMN’në e që lejon zbatimin e programit të tij.

Ai tha se, po ashtu, do të ndryshojë edhe procedurat për dhënien në shfrytëzim të pronave, pasi sipas tij kjo po i largon investimet e huaja.

“Tash është shumë procedurë e komplikuar dhe i bënë bizneset e huaja që të largohen”, tha Mustafa.

Ai në një konferencë për media ka treguar të gjithë emrat.

Fundamenti

Mustafa ka thënë Vlora Dumoshi, do të jetë shefe e stafit. Besnik Berisha është këshilltar për çështje të drejtësisë, Burbuqe Thaçi shefe e protokollit, shef i zyrës për informim të kryeministrisë do të jetë Drilon Zogaj, ndërsa Valon Murtezaj është emëruar këshilltar për politikë të jashtme.

Qeveria Mustafa për dallim nga ajo e Thaçit do të ketë një zëdhënës, i cili do të emërohet së shpejti.

Mustafa ka thënë se edhe zëvendësministrat do ti emërojmë gjatë ditëve në vazhdim dhe se do të bëjë edhe nivelizimin e pagave në sektorin publik.
“Zvarritja ka të bëjë më gjetjen e emrave sa më efiqentë për punët që do të angazhohen”, ka treguar kryeministri.

“Do të bëhet nivelizimi i pagave në sektorin publik në bazë të punës që bëjnë njerëzit, përfshirë edhe ato në ndërmarrjet publike”, ka shtuar Mustafa.

Kryeministri Mustafa më pastaj ka treguar se gjatë këtij viti planifikon që të kalojë në Kuvend rreth 100 ligje dhe mbi 40 dokumente strategjike.

Mustafa ka thënë se strategjia e tij do të jetë edhe për të mbyllur pikat e evazionit fiskal, e siç ka premtuar ai bujqësinë do ta mbështesim edhe përmes përkrahjes buxhetore (subvencione).

Mustafa përsëri ka vlerësuar se Jabllanovici ka lëshuar deklaratë të pamatur por sipas tij ai i ka sqaruar publikisht deklaratat e tij.

Po ashtu kryeministri ka treguar se në fillim të muajit që vjen do të vazhdoj dialogu me Serbinë në Bruksel dhe do të ketë takimin e parë me Vucicin në nivel kryeministrash.