Mobi Casa

Mustafa: Nuk diskutuam për bërjen ose mosbërjen e koalicionit

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Proceset nëpër të cilën është duke kaluar Kosova, procesi zgjedhorë, e alternativa e re qeverisëse në Kosovë, ishin temë diskutimi në mes të ndihmëssekretarës së në Departamentin e Shtetit për çështje të Evropës dhe Euroazisë, Victoria Nuland me liderët Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj.

Gjithashtu, pjesë e këtij takimi, ishte edhe konfirmimi i obligimeve që ka marr vendi dhe i vazhdimit të përgjegjësive që ka Kosova për dialogun me Serbinë.

Në këtë takim u këmbyen edhe mendim të delegacionit nga SHBA dhe liderëve, lidhur me strategjitë dhe perspektivat e zhvillimit të Kosovës dhe bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe të proceseve në të cilat Kosova duhet të kalohen për integrime Evropianë.

Kështu kanë deklaruar pas takimit me ndihmëssekretarën Nuland, i pari i LDK-së Isa Mustafa dhe ai i AAK-s, Ramush Haradinaj. Ndërsa në këtë takim, nuk ishin prezent edhe 2 liderët tjerë të partive opozitare të cilët janë në proces të marrëveshjes për bashkëpunim qeveritarë, ai i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj dhe i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

I pari i LDK-së, Isa Mustafa, tha se gjatë takimit janë zotuar se do të punojnë në të mirë të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës.

“Ne kishim një takim tani me ndihmëssekretarën Nuland, informuam lidhur me proceset në Kosovë, lidhur me zgjedhjet, lidhur me organizmin e partive të opozitës për alternativën e re qeverisës së endit. U zotuam se do të respektojmë gjitha procedurat demokratike, në këtë proces në të cilën jemi, se do të punojmë për interes të qytetarëve dhe interes të vendit dhe këmbyem mendime lidhur me strategjitë dhe perspektivat e zhvillimit të Kosovës dhe bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të proceseve në të cilat ne duhet t’i kalojmë në integrimet evropiane”, ka thënë Mustafa.

Ndërsa, të pyetur nëse ndihmëssekretarja pati ndonjë kërkesë për dialogun me Serbinë, i pari i AAK-së,Ramush Haradinaj, tha se u bë vetëm konfirmimi i obligimeve dhe vazhdimi i përgjegjësive që ka Kosova.

“Ishte konfirmim i obligimeve që ka marr vendi, i vazhdimit të përgjegjësive që ka Kosova, planin e brendshëm edhe planin regjional por edhe aftësimin e Kosovës për anëtarësimin në BE dhe NATO në OKB,pra në të gjitha drejtimet e zhvillimit qeverisës në vend”, tha Haradinaj.

Ndërsa, ai nuk dha ndonjë përgjigje konkrete për mospraninë e Fatmir Limaj dhe Albin Kurtit në këtë takim dhe se nuk mund të flas për këtë.

Eco Higjiena

“Kryesisht takimet janë protokolle shumë të hershme, realisht. Mund të ndodhë që edhe inicimi i këtij takimi ose kësaj vizite ka ndodhur para zgjedhjeve, pra janë vizita që ndodhin periodike, ne kemi qenë të ftuar i jemi përgjigjur ftesës, më shumë nuk mund të flas”, tha Haradinaj.

Të pyetur nga gazetarët, se mos kanë pasur ndonjë presion në këtë takim për koalicionin e pritur, Mustafa tha se në asnjë moment kjo nuk ka qenë temë e diskutimit.

“Jo asnjë presion s`ka qenë, asnjë rast nuk ka qenë kjo temë diskutimi dhe në asnjë rast nuk është biseduar për ndodhjen ose mos ndodhjen e koalicionit por është biseduar për atë që ne proceset do ti qojmë përpara dhe ai që ka shumicën e votës në kuvend dhe shumicën e përkrahjes, ai e merr përgjegjësinë e shumicës së vendit”, tha ai./express/

Nuland nuk takoi Kurtin dhe Limajn, agjenda e saj ishte bërë para disa muajsh

Qarqe diplomatike në Prishtinë, sipas Gazetës Blic , kanë bërë të ditur se Ndihmës Sekretarja e State Departamentit Amerikan Victoria Nuland nuk ka takuar as Albin Kurtin e as Fatmir Limajn nga VV përkatësisht NISMA pasi që agjenda e saj ishte bërë para muajsh.

“Nëse vetëm e shikoni itinerarin zyrtar të saj atëherë e kuptoni që një zyrtare e këtij rangu çdo gjë e më së shumti takimet i ka të parashikuara me sekonda”, i kanë thënë këto burime Gazetës Blic, duke shtuar që nuk ishte paraparë që gjendja në Kosovë pas zgjedhjeve do të merrte përmasat që tashti ka sidomos pas formimit të blloqeve politike.

Zyrtarja amerikane përndryshe ka qëndruar në Samitin e shteteve ballkanike në Dubrovnik, pastaj ka udhëtuar në Shqipëri dhe prej aty sot po qëndron në Kosovë dhe atë deri në drekë.

Pasdite ajo udhëton në Beograd ku ka një agjendë të ngjeshur kurse nesër ajo pritet të qëndrojë në Maqedoni, prej ku do të udhëtojë në Londër në takime po kështu intensive.

Vizitat e saj në Evropë Nuland do t’i mbyllë me datën 17 Korrik në Bruksel. Është kjo përndryshe edhe dita kur pritet konstituimi i Kuvendit të Kosovës. /Gazeta Blic/