GRANDEMALL

Mustafa ngushëllon familjen e Kadri Osmanit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan- Kadriu dhe brezi i tij, pavarësisht ku ishin dhe rrethanave të asaj kohe të egër për shqiptarët, gjithmonë ishin në shërbim të atdheut dhe lirisë së tij. Pikërisht për shkak të angazhimit dhe kontributit të tij patriotik, vuajti dënimin nga regjimi antishqiptar serb, me burgim të gjatë thuhet në telegramin e kryetarit të Komunës.

Me rastin e vdekjes së veprimtarit të kauzës shqiptare, Kadri Osmani, kryetari i Komunës Qemajl Mustafa, ka ngushëlluar familjen e të ndjerit.

“E nderuara familja Osmani!. Na lejoni të shprehim ngushëllimet tona të sinqerta dhe bashkë me ju të ndajmë dhembjen dhe pikëllimin për humbjen e birin tuaj, vëllait, bashkëshortit, mikut e atdhetarit të kauzës shqiptare, njeriut tonë të dashur, Kadri Osmani! Ashtu si ju, familje e nderuar dhe shokë të Kadriut, edhe ne si institucione ndjehemi krenar me veprën atdhetare të Kadriut.

GRANDEMALL

Mustafa ka thënë se Kadriu dhe brezi i tij, pavarësisht ku ishin dhe rrethanave të asaj kohe të egër për shqiptarët, gjithmonë ishin në shërbim të atdheut dhe lirisë së tij. Pikërisht për shkak të angazhimit dhe kontributit të tij patriotik, vuajti dënimin nga regjimi antishqiptar serb, me burgim të gjatë. Ai punoi dhe veproi me krejt potencialin që kishte për lirinë e vendit tonë që po e gëzojmë ne sot.

Liria e Kosovës dhe Pavarësia e saj, gjithsesi është rezultat i sakrificës dhe veprës atdhetare të Kadriut me shokë. Ndaj, ne jemi krenar që e patëm – thuhet në ngushëllimin e kryetarit të Komunës Qemajl Mustafa./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.