Mustafa: Ngritja e proceseve gjyqësore për shkak të përdorimit të simboleve kombëtare, të papranueshme

Një proces gjyqësor është ngritur ndaj drejtorit të “Shtëpisë së Kulturës” në Bujanoc, Jetmir Ismaili, për shkak se ka përdorur simbole kombëtare në manifestimin “Ditët e Komandant Lleshit”.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, i cili ka thënë se ky është rasti i tretë që prokuroria dhe organet e rendit kanë nxitur procese gjyqi për shkak të theksimit të veçorive të identitetit kombëtar dhe ngritjes së flamurit kombëtar gjatë vitit të kaluar.

“Kjo përbën shkelje flagrante të të drejtave të patjetërsueshme të njeriut dhe jo vetëm të garantuara nga konventat ndërkombëtare po edhe nga vetë kushtetuta e Serbisë”, shkruan Mustafa.

Postimi i plotë:

NGRITJA E PROCEVE GJYQËSORE PËR SHKAK TË PËRDORIMIT TË SIMBOLEVE KOMBËTARE JANË TË MOTIVUARA POLITIKISHT

Ngritja e procesit gjyqësor edhe ndaj drejtorit të “Shtëpisë së Kulturës” në Bujanoc, Jetmir Ismaili, për shkak të përdorimit të simboleve kombëtare në manifestimin “Ditët e Komandant Lleshit” është i pa pranueshëm.

Tashmë është rasti i tretë që kur prokuroria dhe organet e rendit kanë nxitur procese gjyqi për shkak të theksimit të veçorive të identitetit kombëtar dhe ngritjes së flamurit kombëtar gjatë vitit të kaluar.

Kjo përbën shkelje flagrante të të drejtave të patjetërsueshme të njeriut dhe jo vetëm të garantuara nga konventat ndërkombëtare po edhe nga vetë kushtetuta e Serbisë.

Në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar nuk mund t’i vlerësoj ndryshe përveç akte të shëmtuara anti-civilizuese e anti-kushtetuese por edhe të motivuara politikisht në kuadër të një diskursi shqiptarofob gjithnjë në rritje në Serbi.

Kjo politikë në emër të shtetit ligjor është në fakt politikë e dëbimit të tjetrit.

Flamuri kombëtar shqiptar do të valojë në Luginën e Preshevës, e nga përpjekja për të ruajtur e mbrojtur e identitetin e simbolet kombëtare nuk do të zmbrapsemi. /Telegrafi/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).