FITORJA

Mustafa: Nëse Kurti vendos t’i refuzojë mallrat kineze, qytetarët do të mbesin lakuriq

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka folur për refuzimin e Qeverisë së Kosovës që të dërgojë punëtorët e arsimit e ata shëndetësorë për vaksinim në Shqipëri, meqë Edi Ramës i kanë mbetur vetëm rezerva të vaksinës kineze, raporton Express.

Mustafa ka thënë se nuk e kupton se pse qytetarët e Shqipërisë mund t’i përdorin këto vaksina e qytetarët e Kosovës duhet t’i refuzojnë.

Tutje, Mustafa ka deklaruar se nëse Qeveria Kurti vendos t’i refuzoj mallrat kineze, pjesa dërmuese e qytetarëve do të mbeten lakuriq.

“Nuk e kuptoj pse vëllezërit tanë në Shqipëri mund t’i përdorin e ne duhet t’i refuzojmë. Nëse Qeveria Kurti vendos të refuzojmë mallrat kineze dhe të zhvishemi nga këto mallra, pjesa dërrmuese e qytetarëve do të mbeten lakuriq, pa rroba të brendshme e pa të jashtme”, ka thënë Mustafa për Periskopin.

Fundamenti

Ndryshe, Qeveria e Republikës së Kosovës, që drejtohet nga kryeministri, Albin Kurti, ka refuzuar që të dërgojë punëtorët e arsimit e ata shëndetësorë për vaksinim në Shqipëri, meqë Edi Ramës i kanë mbetur vetëm rezerva të vaksinës kineze.

Ministri i Shëndetësisë së Qeverisë së Kosovës, Arben Vitia ka thënë se Kosova nuk mund të përdorë vaksina që nuk janë certifikuar nga agjencia e barnave të Bashkimi Europian.

Vitia tha se procesi i vaksinimit të mësuesve kosovarë në Shqipëri është shtyrë, pasi nuk ka më sasi të vaksinave “AstraZeneca” dhe ”Pfizer” në Shqipëri./Gazeta Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.