Fundamenti

Mustafa: Nënshkrimi nuk hiqet, opozita mos ta bllokojë Kuvendin

/ 3 minuta lexim

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se nuk ka krizë institucionale dhe se opozita duhet të tërhiqet nga veprimet e bllokimit të Kuvendit të Kosovës.

“As nuk mund të ketë e as nuk ka krizë institucionale. Unë mendoj që opozita duhet të tërhiqet nga këto veprime dhe të hapim debatin në Kuvend. Me argumente të flasim me opozitën, por kurrsesi të vëmë kushte. Kemi përkrahjen e plotë të qendrave të botës dhe ata vlerësojnë se këto janë në dobi të Kosovës dhe integrimeve të vendit. Kjo është as me pak as me shumë se sa implementim i marrëveshjes së parë dhe nuk del jashtë kornizave të saj për themelimin e Asociacionit. Sepse po zbatoj ligjin si kryeministër i cili është miratuar kur është ratifikuar marrëveshja e 19 prillit 2013”, ka thënë ai.

Mustafa: Në nëntor përmbushim kriteret për liberalizmin e vizave

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në një konferencë për media ka deklaruar se kanë marrë përkrahje të plotë për marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe për demarkacionin me Malin e Zi por edhe për anëtarësim në UNESCO dhe proceset tjera integruese në strukturat euroatlantike.
Ai tha se kanë marrë përkrahjen edhe për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.

“Gjatë vizitës jemi takuar me presidentin e KE-së, me shefen për Politikë të Jashtme dhe siguri, Federika Mogherinin, ku kemi diskutuar çështje të integrimit në BE, procesin e liberalizimit të vizave dhe çështje tjera integruese si dhe MSA-në. Kemi një përkrahje të plotë. Nuk mund të flas për afate veçmas për liberalizim, por ne do t’i përmbushim deri në fund të nëntorit të gjitha kriteret. Takimet me liderë të shteteve të ndryshëm të botës, kanë qenë takime të rëndësishme ku kemi marr mbështetje për anëtarësim në UNESCO”, tha ai.

Eco Higjiena

Nga të gjitha takimet, Mustafa tha se kanë lobuar për fuqizimin e subjektivitetit të Kosovës, për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe për integrim euro-atlantik. /Telegrafi/

Mustafa thotë se FAK-u do të bëhet, edhe pse nuk flet për afate

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se po punojnë pa rreshtur që ta arrijnë përkrahjen e komunitetet pakicë në Kuvendin e Kosovës, për ta themeluar Forcën e Armatosur të Kosovës (FAK).
Ai këto komente i bëri, në një konferencë për media, pas kthimit nga New York-u, ku kishte qëndruar për disa ditë.

Sipas tij, për themelimin e FAK-ut nevojiten dy të tretat e dyfishta të votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke shtuar se për këtë çështje (themelimin e FAK-ut) Kosova e ka përkrahjen e amerikanëve dhe evropianëve.

“Në takimin e fundit me sekretarin e NATO-s, më është thënë që ata e përkrahin transformimin e FSK-së në FAK. Por transformimi nuk mund të bëhet, duke e prishur pajtueshmërinë e brendshme. Themelimi i FAK-ut do të bëhet, por nuk mund të flas për afate. Forcat e Armatosura nuk janë në dëm të komunitetit serb ose tjera komuniteteve. Është çështje që ka marrë rrugën e vet dhe do ta arrijmë”, ka theksuar Mustafa. /Telegrafi/