Uji Dea

Mustafa : Nëndega e PDK-së në Malishevë të Epërme nuk ka kaluar në AAK

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Lajmi me aq pompozitet se nëndega e PDK-së në Malishevë ka kaluar në AAK, nuk përkon me të vërtetën sepse, së pari, fjala është për Nëndegën e PDK-së në Malishevë të Epërme, dhe se Sali Mustafa nuk ka qenë asnjëherë anëtar i kryesisë e le më sot kryetar i nëndegës në Malishevë të Epërme ka sqaruar Qemajl Mustafa.

Qemajl Mustafa ka reaguar ndaj lajmit se nëndega e PDK-së në Malishevë ka kaluar në AAK. “Lajmi me aq pompozitet se nëndega e PDK-së në Malishevë ka kaluar në AAK, nuk përkon me të vërtetën sepse, së pari, fjala është për Nëndegën e PDK-së në Malishevë të Epërme, dhe se Sali Mustafa nuk ka qenë asnjëherë anëtar i kryesisë e le më sot kryetar i nëndegës në Malishevë të Epërme” ka thënë Mustafa.

Në reagimin e Qemajl Mustafës në cilësinë e anëtarit të kryesisë së PDK-së dega në Gjilan thuhet se nga 11 anëtarë të kryesisë së nëndegës në Malishevë të Epërme, kanë kaluar në një subjekt tjetër (sipas medieve, në AAK), vetëm 3 anëtarë , dhe atë, Fadil Ramadani, Bajram Azemi dhe Flamur Ramadani, të cilët unë dhe nëndega i çmojmë për punën e mirë të bërë me vite të tëra nga ta dhe familjet e tyre.

Uji Dea

“Natyrisht që unë nuk e nënçmoj një akt të tillë të varfërimit të nëndegës , por jam i sigurt që të gjithë këta aktivist janë pran konceptit të kryetarit të komunës dhe mbeten përkrahës të tij, që do të thotë mbeten përkrahës të PDK-së” ka shtuar Mustafa.

Sipas Mustafës aktualisht kanë qenë të revoltuar me disa zhvillime në PDK, por kjo do të sanohet shpejt dhe unë thellë besoj që do të kthehen dhe do të jenë në frontin e punës në PDK për ta rritur partinë edhe më tej sepse është e vetmja deri tash e cila është angazhuar sinqerisht për fatin e banorëve të Malishevës së Epërme ka thënë Mustafa./rajonipress/

Mund të ju interesoj: