RCCOLA

Mustafa: Në veri është rifuqizuar Rezoluta 1244, mund të vendoset një mbikëqyrje ndërkombëtare

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, vlerëson se si po shkojnë gjërat në veri të vendit, mund të vendoset një mbikëqyrje ndërkombëtare.

Mustafa mes tjerash theksoi se s’ka sovranitet në veri, teksa siç tha ai, në një formë është aktivizuar Rezoluta 1244.

“Asnjë fije sovraniteti nuk është shtruar veçse është cenuar sovraniteti dhe veç sa po cenohet edhe më tutje, kështu qysh po shkojnë gjërat ka frikë që atje të vihet një mbikëqyrje ndërkombëtare në veri të vendit dhe ajo totalisht të del jashtë sovranitetit”, tregoi Mustafa, në Info Magazine në Klan Kosova.

“Sovranitet atje s’kemi, atje tani është aktivizuar në një formë Rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara. Atje është forca e NATO-s, e cila po ushtron funksionin e vet dhe atje janë policia të cilët janë ngujuar, ose i ka ngujuar Qeveria e Kosovës në objektet e komunës, kanë mbetur disa brenda dhe disa jashtë”.

Ai foli edhe për katër kryetart e zgjedhur në veri të vendit, për të cilët tha se nuk janë duke mundur që të bëjnë asnjë veprim.

“Tani në qoftë se ai thirret në sovranitet, unë do ta pyesja zotëri Kurti dhe të tjerët se çfarë sovraniteti kemi në veri të vendit? Kush po qeverisë në veri të vendit ku është roli i këtyre komunave në veri të vendit? Njëri është ngujuar që 17 ditë, e se bën asnjë veprim për shkak se nuk mund ta bëjë. Të tjerët nuk shkojnë në komunat e tyre sepse nuk shohin mundësi as në Zveçan dhe Zubin Potok të bëjnë punë”, u shpreh Mustafa.

“Edhe ky që është në Mitrovicë Veriore, nuk rrinë në Mitrovicën Veriore ku është ndërtesa zyrtare e komunës, por e bën në një vend ku nuk ka kurrfarë rreziku që ta ushtrojë detyrën”.

UBT

Mustafa ka thënë se situata në veri arriti në këtë pikë si shkak i veprimeve të pamatura të qeverisë.

Situata në veri është situatë e prodhuar që një kohë të gjatë nga sjellja e Serbisë, po ashtu një situatë për të cilën kemi pasur informata edhe ne që kemi qeverisur më herët me vendin por edhe Kurti i cili ka konkuuar, nuk e ka sjellë askush me zor, por i ka bërë të gjitha përpjekjet të vijë në krye të qeverisë, edhe ai ka pasur informata si është gjëndja në veri, gjendja atje ëshët koordinuar, është qeverisur dhe sovraniteti atje është ushtruar në një bashkërenditje me faktorin ndërkombëtar… Shkak i asaj çka ndodhi në veri të vendit ishte veprimi i pamatur i qeverisë sonë atje”, ka thënë Mustafa.

Ai po ashtu tha se FSK-ja u përjashtua nga “Defender ’23” për shkak se qeveria rrezikoi sigurinë e stabilitetin në veri.

“FSK-ja pa pikë faji u përjashtua nga Defender dhe normalisht përjashtimi ndodhi pasi qeveria e vendit veproi në mënyrë të pakoordinnuar dhe rrezikoi sigurinë e stabilitetin në këtë pjesë”, ka shtuar ai.

Mustafa foli edhe për opozitën, të cilën e cilësoi si të pafuqishme dhe të pakoordinuar.

“Opozita është në një situatë shumë të pakëndshme edhe në pikëpamje të fuqisë në kuvend, por me sa shoh edhe në aspektin e bashkëpunimit të brendshëm të partive opozitare”, ka thënë ai.