Hidromorava

Mustafa në takim me kryeministrin hungarez: Kosova meriton liberalizimin e vizave

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, u takua sot në Budapest me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, ku u bisedua për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, për përkrahjen e Hungarisë për Kosovën si dhe çështje tjera të interesit të përbashkët.

Kryeministri Mustafa e njoftoi nikoqirin për progresin në Kosovë, për hapat e Qeverisë në zhvillimin ekonomik dhe reformat tjera për fuqizimin e shtetit, thuhet në njoftimin nga Zyra e Kryeminsitrit.

Mustafa veçoi rëndësinë e hyrjes në fuqi dhe fillimit të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit si dhe përmbushjen e kritereve dhe rekomandimeve nga Kosova për liberalizimin e vizave.

“Sa i takon liberalizimit të vizave tashmë kemi përmbushur çdo kërkesë dhe presim që shumë shpejtë institucionet e BE-së të japin rekomandimin pozitiv për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës në vendet e BE-së. Kosovarët e meritojnë që kjo e drejtë t’iu mundësohet sa më parë, pasi që një gjë e tillë do të ketë impakte pozitive për zhvillimin e gjithmbarshëm në Kosovë dhe më gjerë”, tha Mustafa.

Mustafa ka shprehur mirënjohje për përkrahjen e deritashme të Hungarisë, duke theksuar përkushtimin e Kosovës për fuqizimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, e ka përgëzuar për progresin duke theksuar përkrahjen e Hungarisë për proceset zhvillimore dhe eurointegruese të Kosovës, transmeton Telegrafi.

Orban, po ashtu, theksoi vullnetin e Hungarisë për thellimin e bashkëpunimit dhe për të ndihmuar Kosovën në fuqizimin e shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar.

UBT

Gjatë takimit, bashkërisht u vlerësua se ka hapësirë dhe interes për bashkëpunim ekonomik në fushën e bujqësisë dhe të procesimit të produkteve bujqësore, në menaxhimin e ujërave si dhe në shkollimin e kuadrove të nevojshme në universitetet hungareze.

Kryeministri Mustafa e ftoi homologun Orban ta vizitojë Kosovën.

Gjatë vizitës në Hungari, kryeministri Isa Mustafa, u takua edhe me kryetarin e Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë në Parlamentin hungarez, njëherësh zëvendëskryetar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Zsolt Nemeth.

Kryeministri Mustafa kërkoi mbështetjen e mëtejshme të Hungarisë për Kosovën, duke përfshirë anëtarësim në organizatat rajonale e evropiane.

Zsolt Nemeth, vlerësoi progresin e arritur në Kosovë dhe avancimin e proceseve integruese evropiane, duke shprehur përkrahjen e Hungarisë për proceset eurointegruese dhe për anëtarësimin e Kosovës në organizatat rajonale, evropiane dhe më gjerë.

Gjatë takimit ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala dhe ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szijjarto. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.