Mustafa: Në Qeveri s`kanë vend njerëzit me aktakuza
Kreu i ezkekutivit ka thënë se në Qeveri nuk kanë vend njerëzit me aktakuza dhe siç tha ai” ky është standari i tyre qeverisës”.
Kryeministri i vendit, Isa Mustafa gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë ka folur për dorëheqjen e ish-ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, njofton Klan Kosova.
Me këtë rast, kreu i ezkekutivit ka thënë se në Qeveri nuk kanë vend njerëzit me aktakuza dhe siç tha ai” ky është standari i tyre qeverisës”.
Ndryshe, Agani ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit javën e shkuar pas ngritjes së aktakuzës ndaj tij për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, gjatë kohës sa ishte ministër i Shëndetësisë në mandatin e kaluar të Qeverisë.
Pos ndaj Aganit, në rastin e quajtur “Stenta”, aktakuzë është ngritur edhe ndaj 63 personave të tjerë.


