Mustafa në prag të shpalljes së kandidaturës për kryeministër

Në restorant “Miracle” në periferi të Prishtinës, lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa do të organizojë festën e ditëlindjes së partisë, në 24 vjetorin e themelimit.
Ndërsa ditëve të fundit lideri i LDK-së, Isa Mustafa po analizon rrethanat, që pas festave të Vitit të Ri ose deri në fillim të pranverës, që vetë të shpall kandidaturën për kryeministër sikurse të shpallë edhe emrat që do të jenë ministra në kabinetin e tij të ardhshëm qeveritar.
Kjo është hera e parë që LDK-ja do t’i bëëj publike kandidaturat për qeverisje, disa muaj para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare. Këto kandidatura do të aprovohen në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, transmeton BotaSot.
Ndërkohë më Prishtinë janë zhvilluar bisedimeve ndërmjet krerëve politik të Kosovës për ta reformuar sistemin zgjedhor në Kosovë./Indeksonline/