Fundamenti

Mustafa: Në oda e tubime të mëdha po kemi përkrahje masive

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Qemajl Mustafa ka thënë se tubimet e PDK-së prej odave e deri te tubimet e mëdha janë tregues të fitores së PDK-së. Përkrahja e qytetarëve , sipas tij, është kudo nëpër qytet, por edhe në fshatra, derisa për kundërshtarët politik, LDK, VV , AAK, ka thënë se nëpër fshatra ata as që po kanë adresa dhe se tubimet e tyre më së shumti po janë deri në 20 vetë.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit Qemajl Msutafa ka thënë të hënën se po vizitojnë çdo shtëpi, po trokasin në çdo derë, për të shpalosur ofertën e tyre dhe se nga ajo që po shihet në terren, qytetarët janë të gatshëm për të dhënë votë masive për PDK-në për të vazhduar qeverisjen edhe për një mandat.

Këto komente Mustafa i ka bërë gjatë një konference për medie ku ka folur për punën e tij të mirë që ka bërë gjatë kohës së qeverisjes së tij.

Mustafa ka thënë se tubimet e PDK-së prej odave e deri te tubimet e mëdha janë tregues të fitores së PDK-së. Përkrahja e qytetarëve , sipas tij, është kudo nëpër qytet, por edhe në fshatra, derisa për kundërshtarët politik, LDK, VV , AAK, ka thënë se nëpër fshatra ata as që po kanë adresa dhe se tubimet e tyre më së shumti po janë deri në 20 vetë.

Mustafa tha po ashtu se kundërshtarët politik nuk po kanë çfarë shpalosin para qytetarëve andaj po merren me pozitën, me kritika e gjuhë diskredituese, që sipas Mustafës është e paqëndrueshme dhe nuk po guxojnë të përballen me realitetin.

Eco Higjiena

Ai tha se zona urbane rurale do të ketë ujë 24 orë pa ndërprerë, presin ngritje të ekonomisë dhe punësim, i cili po rritet.”Do t’i stabilizojmë ujërat e zeza, trajtimin e ujërave për pije, asfaltime të reja, humanizime të hyrjeve të qytetit dhe investime të tjera”, ka thënë Mustafa, që ka paralajmëruar edhe lidhjen me Kumanovën nëpërmjet pikës kufitare e që komunës së re të Zhegrës dhe komunës së Gjilanit do t’i sjell të mira.

Mustafa nuk e la pa përmendur edhe shumë investime të tjera që sipas tij do të bëhen gjatë mandatit të ardhshëm qeverisës.

Ndërsa Izmi Zeka, shef i Shtabit Zgjedhor në degën e PDK-së në Gjilan, ka theksuar se po marshojnë fuqishëm si fitues dhe se ka interesim të jashtëzakonshëm të qytetarëve për të dëgjuar ofertën e PDK-së.

Ai tha se nuk do të merren me kritikat që po i bëjnë subjektet tjera dhe se të gjitha sondazhet PDK-në dhe Mustafën e nxjerrin fitues.

“Jemi për fushatë fer, korrekte e të dinjitetshme e Gjilani nuk i meriton fyerjet e etiketimet, andaj presim fitore bindëse edhe atë pa balotazh, që në raundin e parë”, ka thënë Izmi Zeka, kryetar i degës së PDK-së në Gjilan. /rajonipress/