UBT

Mustafa: Ne nuk përdorëm dhunën, por votën si mjet demokratik

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i Lidhjes Demokratikë të Kosovës, Isa Mustafa, i cili është pezulluar nga pozita e kryetarit të Kuvendit nga Gjykata , për të cilën pozitë ai u zgjodhë me 17 Korrik, ka shprehur edhe mendimin e tij për këtë situatë.

Ai thotë se me 17 korrik ndodhi veprimi më demokratik, në rrethana krejtësisht jodemokratike, që mund të ndodh në një vend.

Lexo të plotë shkrimin e postuar në Facebook:

Mobi Casa

Me vullnetin e tyre, 83 deputetë u shprehën se nuk e dëshirojnë vazhdimin e qeverisjes, e cila e ka ngulfat shtetin. Ky është vendim i atyre që morën votën e sovranit. Ne nuk e përdorëm as rrugën dhe as dhunën për ta treguar fuqinë dhe vendosmërinë tonë. E përdorëm votën, si mjetin më demokratik të këtij vendi.

LDK, AAK dhe Nisma sot jemi edhe më shumë të vendosur që të vazhdojmë këtë rrugë demokratike për t’i dhënë këtij vendi shansin e ndryshimeve. Unë jam i prirur të besoj se institucionet e pavarura do të marrin vendim të pavarur kushtetues. PDK dhe z. Thaçi duhet ta kenë të qartë se gjykata gjykon për kushtetutshmërinë, por ajo nuk e zgjedh as Kryetarin e Kuvendit e as Qeverinë. Këtë e bëjnë deputetët. Ne e kemi grupin më të madh parlamentar, e kemi besimin e shumicës, edhe asaj shqiptare edhe të komuniteteve, që është kriter themelor kushtetues.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.