Eko Higjiena

Mustafa: Ne nuk i fyejmë të tjerët , ne i mundim me elegancë dhe punë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Hashim Thaçi lider i PDK-së në tubimin përmbyllës të degës së PDK-së në Gjilan tha se Gjilani në mandatin e PDK-së 2014-2018 do të ketë autostradën moderne dhe si Qeveri do të jemi e përkushtuar që të investojmë edhe më shumë. Qemajl Mustafa ndërkaq tha se ne të tjerët nuk i fyejmë , por i mundim me elegancë dhe me punë.

Dega e PDK-së në Gjilan ka përmbyllur tubimin zgjedhor këtë të mërkure. I pranishëm në këtë tubim ishte edhe Hashim Thaçi me eskortën e tij të shoqëruar edhe nga këngëtarja Leonora Jakupi, raporton rajonipress.

Qemajl Mustafa kandidat i PDK-së për kryetar të Gjilanit tha se tubimi i sotshëm kaq i madh dhe në numër reflekton traditën dhe elegancën që ka PDK.”Unë jam krenar me qytetarin e Gjilanit sepse bashkë kemi bërë shumë punë të mëdha dhe kemi realizuar shumë projekte të mëdha. PDK-ja në Gjilan dhe kudo në Kosovë e bëri shtetin e Kosovës të lumtur. Edhe kësaj radhe e kemi besimin e madh të qytetarëve të Gjilanit” tha Mustafa.

Uji Dea

Mustafa tha se ne nuk merremi me rivalët e as nuk i fyejmë të tjerët sepse ne do t`i mundim me punë dhe elegancë. “Do të jemi triumfues të vërtetë në Gjilan” tha Mustafa.

Kurse lideri i PDK-së Hashim Thaçi tha se kësaj radhe PDK do të fitojë në shumicën e komunave të Kosovës.”Po punojmë me përkushtim që në të gjitha komunat të bëjmë jetën e tyre evropiane. Gjilani është qytet i shpresës dhe i traditës së PDK-së dhe unë i falënderojë nga zemra për besimin që na ka dhënë për tri mandate”.

Thaçi tha se të tjerët kanë premtuar edhe Zhegrën komunë, por nuk e kanë realizuar, kanë premtuar Universitet, por nuk e kanë bërë. “E PDK-ja atë që e premton sot është vendim për të nesërmen. Qeveria e Kosovës në mandatin e ardhshëm 2014-2018 pos që do t`i rritë pagat 100% në të gjitha nivelet do të kujdeset maksimalisht që të ndërtojë edhe rrugë e autostrada. Gjilani do të ketë autostradën moderne me katër korzi. Kjo autostarëd do të lidhë edhe Kosovën Lindore ku edhe atje do të ndikojë që ta hapim Universitetin Publik në Preshevë” tha Thaçi./rajonipress/