Fundamenti

Mustafa: Në momentin që dështojmë ta zgjedhim presidentin, do të shkojmë sërish në zgjedhje

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Isa Mustafa ka paralajmëruar shkuarjen në zgjedhje të reja, menjëherë pas atyre të 14 shkurtit, në rast të dështimit të zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.

Ai në televizionin publik ka thënë se formimi i institucioneve të reja pas 14 shkurtit kësaj radhe do të jetë më e ndërlikuar, pasi nevojiten 80 vota për zgjedhjen e shefit të ri të shtetit.

“Formimi i institucioneve kësaj radhe është më i ndërlikuar, pasi nuk mund të mendohet se ato mund të kryhen me 61 vota, por me 80 vota për zgjedhjen e presidentit. Kush mund t’i bëjë 80 vota, është një çështje e ndërlikuar. Në momentin që dështojmë ta zgjedhim presidentin, atëherë shkojmë në zgjedhje”, u shpreh Mustafa.

Hidromorava

Ai ka folur edhe për largimin e Vjosa Osmanit nga LDK-ja dhe hyrja në listën e Vetëvendosjes, duke thënë se një vendim i tillë ka qenë kryekëput i saj ‘për të luftuar për pozita’.

“S’mund të jesh edhe rugoviste edhe me Vetëvendosjen”, është shprehur Mustafa.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.