UBT

Mustafa: Në 2013 dhe 2015 s’ka pasur drafte, Kurti po bën krahasime të pabaza – ai e ka problemin me autonominë serbe

/ 2 minuta lexim

Ish- kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se marrëveshja e vitit 2013 si dhe dokumenti i vitit 2015, nuk kanë qenë drafte të statutit.

Sipas tij, Kurti po bën krahasime të pabaza dhe të pakrahasueshme, dhe thjesht po manipulon me opinionin.

“Marrëveshja e vitit 2013 si dhe dokumenti i vitit 2015 nuk kanë qenë drafte të statutit. Prandaj z. Kurti po bënë krahasime të pabaza, të pakrahasueshme. Thjesht po manipulon me opinionin”, tha Mustafa.

Mustafa thotë se Kurti e ka problemin me autonominë serbe, ku tani po e instalon. Ai thotë se marrëveshja e vitit 2013 dhe dokumenti i vitit 2015, nuk parashohin autonomi për serbet.

UBT

“Kurti e ka problemin me autonominë serbe, të cilën po e instalon. Marrëveshja e vitit 2013 nuk parasheh autonomi per serbet. As dokumenti i vitit 2015”, shtoi ai.

Ish lideri i LDK-së thekson se statutin nuk e ka shkruar qeveria Kurti, por ia kanë sjellë të shkruar dhe se Kurti ka për detyrë ta lavdërojë atë, ku thotë se problem është përmbajtja dhe bazueshmëria kushtetuese dhe jo se çfarë është më e bukur.

“Problem është përmbajtja dhe bazueshmëria kushtetuese, jo çfarë është më e bukur. Edhe më e keqe është se atë Statut nuk e ka shkruar Qeveria Kurti, por ia kanë sjellë të shkruar. E ky ka marrë për detyrë ta lavdërojë”, tha Mustafa. /GazetaBlic