ARKATANA

Mustafa ndez “dritën jeshile” për veteranët e UÇK-së

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryeministri i Republikës Isa Mustafa, pritet që në ditët në vijim të zhvillojë një takim me disa veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, respektivisht me anëtarët e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së.

Burime të “Zërit” mësojnë se ky takim është konfirmuar edhe nga Kryeministria dhe që pritet të mbahet më 8 prill.

Nga ana tjetër, ai që nuk ka pranuar takim me këta përfaqësues është Agim Çeku, kryetari i Komisionit për verifikimin e veteranëve, invalidëve dhe dëshmorëve të UÇK-së.

Eco Higjiena

Të njëjtat burime mësojnë se ka 10 ditë që ish-kryeministri Çeku nuk u ka kthyer përgjigje Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, e cila udhëhiqet nga Xhevdet Qeriqi.

Ndryshe, të premten është paralajmëruar një protestë nga ky Këshilli lidhur me zvarritjen e listave të cilat janë përpiluar nga Komisioni qeveritar. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.