UBT

Mustafa: Mungesa e Krasniqit dhe Limajt në kongres hendikep për PDK

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Qemajl Mustafa i cili u votua më së shumti në Kuvendin e Degës së PDK-së në Gjilan duke komentuar mospjesëmarrjen e Jakup Krasniqit dhe të Fatmir Limajt në Kongresin e saj tha se ky është një hendikep i madh, por tha se ende është çdo gjë e riparueshme. Janë dy figura të larta dhe emblematike të partisë dhe politikës kosovare në përgjithësi. Bashkë me Hashim Thaçin këta ishin figurat themeluese të PDK-së dhe boshti kurrizor rreth të cilit u formësua dhe u rritë PDK-ja tha Mustafa.

Qemajl Mustafa i cili edhe është delegatë në Kongresin e PDK-së në qendër dhe ishte më i votuari në Kuvendin zgjedhor në Gjilan duke komentuar mungesën e Krasniqit e Limajt në kongresin e PDK-së tha për rajonipress se mospjesëmarrja e cilitdo nga funksionarët e lartë të PDK-së në kongresin e saj zgjedhor është e dëmshme ndërsa mospjesëmarrja e Krasniqit e Limajt është hendikep për partinë.”Janë dy figura të larta dhe emblematike të partisë dhe politikës kosovare në përgjithësi. Bashkë me Hashim Thaçin këto ishin figurat themeluese të PDK-së dhe boshti kurrizor rreth të cilit u formësua dhe u rritë PDK-ja” tha Mustafa.

ARKATANA

Sipas tij për arsyet, shkaqet dhe rrethanat që kanë bërë që ata të mos jenë në kongres (nëse edhe Jakup Krasniqi nuk vije) do të duhej të diskutonim gjatë dhe një herë tjetër. “Por , pavarësisht këtyre faktorëve kjo patjetër që në një masë e godet imazhin dhe trupin e PDK-së. Sa është kjo humbje është vështirë tashti të parashikohet , por nuk do të duhej me kryeneçësi dje me inat me u injorua kjo situatë sepse partisë pastaj i kthehet si bumerang. Ky moment donë analizë të mirë, të sinqertë e të saktë të gjendjes dhe ndërmarrjen e masave sanuese në parti. E marr guximin me thënë se ende çdo gjë është e riparueshme. Natyrisht me tolerancë, zemërgjerësi dhe për shtetin e Kosovës e për PDK. Ky moment donë vetëmohim të të dyja palëve në kontest” tha Mustafa./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.