Eko Higjiena

Mustafa mund ta braktisë Bllokun pas këshillave të ndërkombëtarëve!

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Faktori ndërkombëtar në vend në disa raste është shprehur se nuk do të ishte mirë që Kosova të hynte edhe në një palë zgjedhje.

Halli i ndërkombëtarëve nëse jo për ngërçin politik, më shumë ka të bëjë me normalizimin e raporteve me Serbinë përmes implementimit të marrëveshjes së Brukselit.
E një këmbëngulje e tillë ndërkombëtare, sidomos e SHBA-ve, mund ta zgjidh bllokadën politike në vend, pasi që edhe pas vendimit të Kushtetueses, dy blloqet pretenduese që kanë shumicën, kanë mbetur në pikën fillestare.

Disa herë është përmendur mundësia e një koalcioni të madh gjithëpërfshirës, kur të gjitha partitë do të udhëhiqnin me vendin deri në kohë të pacaktuar, vetëm e vetëm që ngërçi te tejkalohet.

FIDANISHTJA

Po ashtu ka pasur edhe tentative që LDK-ja të shkëputët nga Blloku me AAK-në dhe Nismën dhe të bashkohet me PDK-në, mirëpo, të paktën zyrtarisht, një gjë e tillë është hedhur poshtë nga LDK-ja.

Mirëpo, një person i afërt me liderin e LDK-së, Isa Mustafa ka thënë për Indeksonlinë se ai (Mustafa) më nuk mund t’iu thotë jo ndërkombëtarëve nëse këshillohet që të arrijë marrëveshje me PDK-në për një koalcion të dy partive më të mëdha.

“Në rast se ndërkombëtarët bëjnë presion të madh duhet të lëshohet pe”, ka thënë ky zyrtar i lartë i LDK-së në kushte anonimiteti.
E të martën janë shtuar spekulimet për takime të mundshme ndërmjet zyrtarëve të PDK-së dhe LDK-së, edhe pse zyrtarisht asnjëra nga këto dy parti nuk i ka konfirmuar këto takime. /Indeksonline/