UBT

Mustafa: MSA-ja fillimi i evropianizimit të Kosovës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryeministri Isa Mustafa, i cili dje në Strasburg ka nënshkruar Marrëveshjen për Stabilizim Asociim me Federica Mogherinin, shefen për politikë të Jashtme të Bashkimit Europian, ka thënë se kjo marrëveshje shënon një hap para drejt evropianizimit të Kosovës.

ë një konferencë për shtyp në Prishtinë, Mustafa u shpreh se efektet e MSA-së do të përfshijnë shumë segmente të zhvillimit të Kosovës si shtet.

Ai tha se Kosova vazhdimisht po e dëshmon dhe në botë po e përcjell mesazhin se është e përkushtuar dhe pro integrimeve euro-atlantike.

“Është nder i madh për mua që isha nënshkrues i kësaj marrëveshjeje së bashku me Federica Mogherinin. Nënshkrimi i Marrëveshjes për Stabilizim për Asociim është një hap shumë i rëndësishëm për zhvillimin e Kosovës. MSA-ja në tërësinë e saj ka efekte pozitive shumë dimensionale për Kosovën: efekte politike, juridike dhe ekonomike”, është shprehur kryeministri.

Mobi Casa

“Ajo paraqet vendosjen e marrëdhënieve kontraktuale në mes Kosovës dhe BE-së e po ashtu edhe përkushtimin e popullit kosovar për integrime euroatlantike”.

“Në aspektin institucional e praktik, kjo marrëveshje i hap rrugën Kosovës për reformim në të gjithë sektorët”.

“Mbi të gjitha ajo hap perspektivën ekonomike për vendin tonë. MSA-ja paraqet fillim të fuqishëm të evropianizimit të vendit tonë”.

“Kjo marrëveshje do të implementohet me angazhimin e plotë të institucioneve të Kosovës dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë”, ka shtuar Mustafa.