Uji Dea

Mustafa: Mosnjohja e diplomave presion ndaj kuadrove të rinj shqiptar

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Arife Jusufi, është diplomuar në Prishtinë për drejtësi, por në vendlindje në Preshevë, është e pa edukuar.Serbia nuk ka njohur diplomat nga Kosova, ndonëse kjo është mundësia më e lehtë për studime për shumë shqiptarë në Luginën e Preshevës.

“Deri tani shumë herë kam provuar të punësohem, por nuk kam pasur sukses pasi pushteti aktual serb nuk bën njohjen e diplomave të Republikës së Kosovës”, tha Arife Jusufi.

Gjykata Kushtetuese e Serbisë dha mendim për marrëveshjen e arritur në Bruksel dhe e shpalli atë si anti-kushtetuese. Mendimi i gjykatës nuk është future ende në fuqi, ndonëse vetëm politika mund ta zgjidh këtë problem.

Politikanët dhe aktivistët shqiptarë thonë se shumë familje kanë investuar te fëmijët e tyre, por ata ngelin të papunë dhe diplomat e tyre ngelen dëshmi për vetveten.

ARKATANA

“Është një presion ndaj kuadrove të rinj dhe është një formë e moderuar e përndjekjes dhe e dëbimit të trurit shqiptar nga territori i Luginës së Preshevës”, u shpreh Ragmi Mustafa, kryetar i Preshevës, raporton TCH.

“Edhe ky vendim po ashtu si edhe vendime të tjera të Gjykatës Kushtetuese të Serbisë përbën shkelje të të Drejtave të Njeriut të studentëve që kanë përfunduar studimet në Kosovë. Është një problem që i takon bisedimeve që po zhvillohet mes shteteve, i cili deri sot ka qenë i dëmshëm për Kosovën, por edhe për qytetarët e Luginës së Preshevës”, tha Valon Arifi, aktivist për të Drejtat e Njeriut.

Shqiptarët e rinj në shqip nuk kanë shumë mundësi të vijojnë shkollimin e lartë. Ne Tetovë, Prishtinë e Tiranë janë destinacionet e tyre, por kthimi në vendlindje nënkupton një rrugë pa fund. / Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.