Hidromorava

Mustafa : Mos ta harrojmë të kaluarën

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Në Llashticë është përuruar lapidari i martirëve të viteve 1912-1945 ku ndodhen mbi 60 emra të vrarë e pushkatuar nëpër vite. Qemajl Mustafa kryetar i Gjilanit tha se Llashtica ka dhënë shumë për Kosovën dhe nuk duhet të harrohet e kaluara e saj.

Fshati Llashticë nëpër të gjitha vitet e historisë është njëri nga fshatrat që më së shumti është atakuar nga pushtuesit dhe okupatorët. Për të nderuar të gjithë martirët e viteve 1912-1945, ata të shtunën në mënyrë të organizuar kanë përuruar lapidarin që ka të shkruar mbi 60 emra të martirëve.

Përurimin e lapidarit e kanë bërë Qemajl Mustafa dhe Ramiz Ramadani këshilltar komunal nga ky fshat. Qemajl Mustafa duke folur për rolin dhe kontributin që ka dhënë fshati Llashticë ndër vite tha se Llashtica ka dhënë shumë për Kosovën dhe nuk guxojmë ta harrojmë të kaluarën.

RCCOLA

Mustafa tha se ky lapidar ka një domethënie sepse nga kjo mësojnë fëmijët, e mësojnë sakrificën dhe nuk e harrojnë historinë tonë të lavdishme.

Kurse Asllan Ibishi i cili foli në emër të fshatit tha se lufta e vitit 1999 nuk do të harrohet lehtë sepse Llashtica ka humbur 24 veta. “Llashtica duhet të mburret e të krenohet me të kaluarën e saj të lavdishme nëpër vite” tha Ibishi./rajonipress/