UBT

Mustafa: Mos na lodhni duke treguar se si e dha Rugova mandatin, LDK s’ka vota për Haradinajn me PDK-në

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar edhe një herë lidhur me zhvillimet e sotme në familjan Rugova, ku mysafir ishte i nominuari i koalicionit PAN për kryeministër, Ramush Haradinaj.

Mustafa, përmes një postimi në facebook, ka bërë të ditur se deputetët e LDK-së nuk do ta japin votën për Qeverinë e koalicionit të drejtuar nga PDK-ja.

“Mos na lodhni duke na treguar sesi ua dha Rugova mandatin. Sot nuk do t’ua japim as mandatin e as besimin. Asnjë nga LDK, që respekton LDK-në dhe që i rri besnik kësaj partie nuk do t’ia jap votat koalicionit të drejtuar nga PDK e as Ramush Haradinajt me PDK-në”, ka thënë Mustafa, transmeton Telegrafi.

Postimi i plotë i Mustafës:

“Asnjë nga LDK, që respekton LDK-në dhe që i rri besnik kësaj partie nuk do t’ia jap votat koalicionit të drejtuar nga PDK e as Ramush Haradinajt me PDK-në.

Ata që e sulmuan me të gjitha mjetet dhe metodat e dhunës Kryeministrin dhe Qeverinë e drejtuar nga LDK, sot thirren në Ibrahim Rugovën dhe kërkojnë nga LDK dhe deputetët e LDK-së t’ua japin votën për Qeverinë e koalicionit të drejtuar nga PDK.

FIDANISHTJA

Me çfarë të drejte? Morale? Politike? Etike?

AAK, Nisma, VV, Lista Serbe, komunitetet tjera, të gjithë u bashkuat për ti shpallur mosbesim një qeverie të drejtuar nga LDK që shënoi rritje ekonomike, stabilizoi buxhetin, rriti pensionet, e pa korruptuar me orientim të qartë evropian.

Ne nuk jemi përgjegjës që gabuat në llogari.

Prandaj, mos na lodhni duke na treguar sesi ua dha Rugova mandatin. Sot nuk do t’ua japim as mandatin e as besimin. Asnjë nga LDK, që respekton LDK-në dhe që i rri besnik kësaj partie nuk do t’ia jap votat koalicionit të drejtuar nga PDK e as Ramush Haradinajt me PDK-në.

LDK nuk do të diskutoj me askënd për qeverisjen PAN. Si lider i LDK-së nuk do të marr pjesë as në takimin e ftuar nga Presidenti, sepse konsideroj që takimet e tilla janë të panevojshme dhe se ato po krijojnë hapësirë për huti dhe konfuzion dhe për të blerë kohë për manipulime të ulëta me deputet nga njerëz të caktuar të PAN-it dhe shërbëtorë të tyre. IM” (sic), shkruan Mustafa. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.