ARKATANA

Mustafa: Monopolet në ekonomi, për shkak të mosfunksionimit të institucioneve

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Profesori i ekonomisë dhe Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Muhamet Mustafa thotë se monopolet në ekonominë e Kosovës e kanë burimin kryesisht tek mosfunksionimi i institucioneve, shtetit ligjor si dhe goditja e konkurrencës. Konkurrenca e pabarabartë, sipas tij, paraqitet si një nga barrierat kryesore të ushtrimit dhe zhvillimit të biznesit në Kosovë.

“Konkurrenca jo fer buron nga monopolet, korrupsioni, prokurimi favorizues e keqpërdorime të tjera të parasë publike e që ndërlidhët me simbiozën që kanë krijuar qarqe të caktuara të interesit të ngushtë politik e material, e të cilat kanë shtrirë ndikimin dhe efektet e kapjes dhe mbërthimit të institucioneve në gjithë nivelet e pushtetit , ekzekutiv, atij gjyqësor e deri diku edhe legjislativ”, ka shkruar në facebook profesori Muhamet Mustafa.

Sipas tij, ndryshimi duhet të fillojë nga Kuvendi . “Kjo është detyre si i opozitës ashtu edhe partisë në pushtet. Problemi qenësore në funksionimin e Kuvendit deri tani ka qenë se deputet që vinin nga partitë në pushtet e kuptonin si detyrë që të mbrojnë çfarëdo që bënë qeveria , të bëjnë amin dhe ta mbrojnë në çfarëdo situate, duke i hapur kështu rrugën kapjes së shtetit. Natyrisht që kjo mund ta devalvojë rolin e Kuvendit dhe ta vejë atë nën varësi të ekzekutivit , e do të duhej të ishte e kundërta.

Mobi Casa

Sipas tij, Kuvendi duhet të monitorojë dhe kërkojë llogaridhënie e përgjegjësi nga qeveria, por kjo bëhet e pamundur kur këtë e bojkotojnë deputete e partive në pushtet.

“Kur partitë politike, me mirë të thuhet deputetët, të bëhen të vetëdijshëm që duhet të jenë përgjegjës para votuesve e jo klikave politike të lidhur me oligarkitë, atëherë do të krijohen kushtet që të evitohet ky defekt bazik në funksionimin e institucioneve. Atëherë gjithë qeveritë do të punojnë më mirë e që do të jetë në interes publik dhe në instancën e fundit edhe për rejtingun e atyre partive. Pra Kuvendi duhet të imponoj një ndryshim radikal të gjendjes lidhur me prokurimet, ndaj shkeljeve të ligjit lidhur me monopolet ,lidhur me importet e caktuara, lidhur me bizneset e lidhura dhe të përkëdhelura nga politika e te ngjashme”, ka thënë deputeti i LDK-së Muhamet Mustafa. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.