UBT

Mustafa mirëpritet nga banorët e lagjes “Arbëria” , “te fermat”

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Qytetarët e lagjes së Arbërisë “te fermat”, në mënyrë madhështore e pritën sonte kryetarin e Komunës, njëherit kandidat për mandatin e tretë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Qemajl Mustafa.

Vet atmosfera festive e përcjellë me lodra dhe prania kaq e madhe e qytetarëve të lagjes ishte dëshmia më e mirë e përkrahjes së PDK-së, për zgjedhjet e tre nëntorit dhe kandidatit për kryetar Qemajl Mustafa.

Në shtëpinë dhe oborrin e aktivistit të devotshëm të PDK-së Sylejman Kurti, ishin mbledhur të rinj e pleq për ta takuar kryetarin Qemajl Mustafa dhe kandidatët për këshilltarë komunal që e shoqëronin kryetarin e Komunës.

Në fjalën e tij kryetari Qemajl Mustafa, i fascinuar nga kjo pritje madhështore e anëtarëve dhe simpatizantëve të PDK-së, ka thënë se gjatë kësaj fushate kishte shumë pritje nëpër oda të ndryshme, porse pritja si kjo na shtonë edhe më besimin se fitorja e PDK-së në këto zgjedhje do të jetë shumë e madhe dhe festa sikur kjo e sontmja do të ndodh shumë më e madhe më tre nëntor, ku do t’u ftojmë edhe juve në festën e tonë të PDK-së.

Hidromorava

Kryetari i Komunës duke e ditur gjendjen e kësaj lagjeje të pa urbanizuar, me rrugë, ujësjellës e kanalizim të çrregullt premtoi ridizajnim të projektit dhe nisje të njërit nga projektet më me prioritet siç është kanalizimi dhe ujësjellësi si dhe trajtimin emergjent të rrugëve të lagjes. Ai ka thënë se në lagjen “Arbëria” janë bërë investime të shumta të rrugicave, parkut modern, trotuareve, hapësirave shkollore, trafostacioneve, ku një i tillë është vënë edhe këtu në këtë lagje, porse tashmë radha i ka ardhur investimeve tjera të nevojshme për jetën e banorëve këtu.

Ndërsa nga ana e tij, kandidati për këshilltar komunal nga kjo lagje Tahir Arifi ka thënë se nuk premton asgjë tjetër pos angazhimit të tij të drejtpërdrejt për të mbështetur banorët në kërkesat e tyre të ndryshme dhe jetike të kësaj lagje.

E Kryetari Mustafa, duke folur në mbështetje të kandidatit për këshilltar komunal të kësaj lagje Tahir Arifi, ka thënë se çdo premtim i Tahirit është edhe premtim i tij si kryetar.

Në fund banorët e kësaj lagje rikonfirmuan edhe njëherë zotimin e tyre për mbështetje masovike për Partinë Demokratike të Kosovës dhe kandidatin Qemajl Mustafa thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.