FITORJA

Mustafa mes ‘dy zjarreve’

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Mund edhe të mos jetë mocioni i opozitës që do ta rrëzojë sot qeverinë “Mustafa”. Një gjë të tillë pritet ta bëjë partneri i madh i koalicionit (PDK), me të cilin kanë bashkëqeverisur rreth tre vjet. Kadri Veseli pas një bisede që ka zhvilluar me zëvendësndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, ka insistuar që Demarkacioni të shkojë në Kuvend para mocionit të opozitës, në të kundërtën, siç ka deklaruar ai, duhet të lëvizet përpara në rrugëzgjidhje të tjera.

Pas tri vjetësh bashkëqeverisjeje kryeministri Mustafa dhe Qeveria, të cilën ai e udhëheq, do të ketë sot një prej ditëve më sfiduese të saj.

Në Kuvendin e Kosovës sot ajo do të duhet “t’i mbijetojë” mocionit të mosbesimit të iniciuar nga “Nisma për Kosovën”, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Eco Higjiena

Opozita është në kërkim të 61 votave të cilat do të bënin që qeveria “Mustafa” të bjerë, për çka ata thonë se do t’i kenë numrat e nevojshëm.

Megjithatë, para opozitës Qeverinë mund ta shkarkojë vetë partneri i madh i koalicionit (PDK-ja), pasi që Kadri Veseli dje ka zhvilluar një bisedë telefonike me zëvendësndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, ku ka hedhur përsëri idenë që Demarkacioni të procedohet në Kuvend para mocionit të opozitës.

Ndryshe, në komunikatën e lëshuar nga Zyra e të parit të Kuvendit thuhet se në rast të mosprocedimit të Demarkacionit para mocionit ndaj Qeverisë duhet të lëvizet përpara në rrugëzgjidhje të tjera. E për një vendim përfundimtar PDK-ja do të ketë sot mbledhjen e kryesisë qysh në orën 08:00.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.